Lirohet në sallën e gjyqit ish-kryebashkiaku
BERAT – Ish-kryebashkiaku i Urës Vajgurore dënohet me 10 muaj e gjysmë heqje lirie.
Agim Bregu ka lënë dje qelinë, pasi e ka kompensuar dënimi me kohën kur ka qëndruar në ambientet e paraburgimit pas arrestimit. Ndaj tij rëndon akuza e “vjedhjes nëpërmjet shpërdorimit të detyrës”, ndërsa ka rënë ajo e falsifikimit të dokumenteve. Policia e Beratit e arrestoi atë në tetor të vitit të shkuar, pas denoncimit të një subjekti privat për shkeljen e një kontrate të lidhur me të. Rreth 1 javë më parë, Prokuroria e Beratit kërkoi për të dënimin me 2 vjet heqje lirie me dy akuza, por vetëm njëra prej tyre u pranua nga gjykata. Trupi gjykues, megjithë mbrojtjen e të arrestuarit se nuk është fajtor e ka lënë në fuqi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Menjëherë pas dhënies së vendimit të dënimit, Bregut i janë hequr prangat, duke e lënë të lirë pasi e kishte shlyer me kohën e qëndrimit në arrest. Bregu drejtoi Bashkinë e Urës Vajgurore në mandatin paraardhës. Një padi e ngritur ndaj tij çoi në prangosjen e ish-kryebashkiakut dhe disa pjesëtarë të stafit. d.xh