E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: SHBA-të, partner i patundur i popullit të Kosovës

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka uruar Kosovës dyvjetorin e pavarësisë. "Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, e uroj popullin e Republikës së Kosovës në përvjetorin e dytë të pavarësisë. Ky është një rast për ta kremtuar zhvillimin e Kosovës si republikë e hapur, unitare dhe pluraliste dhe përkushtimin e saj për t'u ofruar premtimet e demokracisë të gjithë popullit të saj. Përparimi i Kosovës në këto dy vjet e dëshmon përkushtimin e saj për të qenë anëtare e përgjegjshme në komunitetin e shteteve dhe ndaj stabilitetit në Ballkan". "Unë e lëvdoj qeverinë e Kosovës për përpjekjet e vazhdueshme të saj për ndërtimin e të ardhmes së sigurt dhe prosperuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara mbeten partner i patundur i popullit dhe qeverisë së Kosovës, të përkushtuar ndaj forcimit të institucioneve të Kosovës dhe zhvillimit të mëtejmë të një shteti plotësisht funksional, demokratik dhe shumetnik, i aftë për t'i arritur synimet euroatlantike të tij", thuhet në urimin e sekretares së Shtetit, Hillari Klinton.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›