E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letër për deputetin tim karizmatik dhe llafazan i zellshëm

Ishte viti 2005. Një djalë i ri me një pamje interesante kishte vendosur të bëhej politikan, me një fjalë deputet. Ky djalë i shkolluar jashtë atdheut të tij dhe deri në atë kohë i punësuar po jashtë atdheut që e lindi e kishte kuptuar që e vetmja mënyrë për të mos u harruar ishte të kthehej.

Hapi i parë për t’u lançuar ishte KOP-i. I dyti, por edhe me i rëndësishmi pjesëmarrja në debate dhe konfrontime me kundërshtarët politikë. Dy fjalë duhen për ta përshkruar këtë djalosh në këto përballje: llafazan e i zellshëm. (mos vallë për publikun shqiptar janë mëse të mjaftueshme ??!!).

Dhe konjuktura politike e kohës e solli që ai të zgjidhej deputet i zonës nga 21 dhjetori deri në Unazën e Re të Tiranës. Zoti ministër, deputet i asaj zone, a e dini se ngjitur me një nga komplekset e banimit më të mëdha të ndërtuara në Tiranë, përballë ish-fushës se aviacionit ndodhet reparti i helikopterëve të cilët gjatë fluturimeve të tyre përbëjnë një rrezik potencial dhe të vazhdueshëm për të gjithë banorët që banojnë në këto pallate?

Zoti deputet i zonës, ish-ministër Transportesh dhe tani ministër i Jashtëm, a e dini se në ç'gjendje katastrofike dhe të mjerueshme është rruga përballë këtij kompleksi banimi me jo me pak se 1000 familje që thithin pareshtur pluhurin që ngrihet pa pushim nga ish-fusha e aviacionit?

Zoti deputet i zonës, a e dini se përdorimi i kësaj rruge në mënyrë krejt të paligjshme nga autoshkollat ka sjellë një numër të madh aksidentesh ku me të shumtët janë fëmijë?

Njëkëshillë për kryeministrin shqiptar, që të mos ketë aksidente me pasoja fatale, që të mos ndodhin Gërdecë pas Gërdecëve duhet të largoni sa më parë repartin e helikopterëve nga zona përballë ish-fushës së aviacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›