E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokraci dhe pseudo-demokraci

16-06-2012 / Nga Diana Skrapari

Gjatë luftes se ftohte Lindje-Perëndim, qe zgjati per mëse 50 vjet dhe ndau kontinentin evropian ne dy pjese, Zonja e Hekurt Margaret Theçer do te shprehej: “Ai komb qe u mohon qytetareve te tij te drejtat e njeriut, s’do te ngurrojë t’ia mohoj ato qytetareve te kombeve te tjera”. Ajo bënte aluzion per Bashkimin Sovjetik, ku te drejtat e njeriut shkeleshin nga nomenklatura komuniste dhe sovjetiket s’nguruan t’ia mohonin këto te drejta vendeve te Evropes Lindore qe dolën ne manifestime ne Prage ne 1968 dhe ne Budapest ne 1956 për të rrëzuar regjimin komunist.
Rënia e Murit te Berlinit ne 9 nëntor 1989 shenoi fillimin e rënies se regjimit komunist ne Evropen Lindore. Lufta e Ftohte mbaroi para mese 20 vjetësh, por ndonjëhere ne kemi përshtypjen se ajo vazhdon akoma. Kur nje lider i nje ish-superfuqie deklaron se do te rrisi arsenalin e armeve te vendit te tij si asnjëhere me parë, hija e zeze e Luftes se Ftohte rishfaqet serish dhe ne kemi te drejte te shqetësohemi.
Bota duhet te jete më e sigurte dhe e begatë. Por s’do te jene armët, ato qe do te garantojne paqen ne bote. Rivaliteti midis dy superfuqive vazhdon akoma. SHBA dhe Bashkimi Sovjetik (tani Federata e Rusise) janë dhe mbeten dy rivale te fortë megjithëse perdja e hekurt ka rene.
SHBA eshte nje vend demokratik prej mese 2 shekujsh dhe Federata e Rusise ka nje demokraci te brishte ku manifestimet pas zgjedhjes se Vladimir Putinit si President vazhdojne akoma, ku oligarku Khodorovski, opozitar i Vladimir Putinit eshte burgosur, ku Gari Kasparov, shahisti me fame boterore, opozitar i Vladimir Putinit jeton ne emigrim ne Dubai.
Lufta e Ftohte nuk zhvillohej vetëm ne vendet e Evropes Lindore, por edhe ne vendet e tjera ku dy superfuqite kerkonin te dominonin keto vende. Te gjithe jemi deshmitarë te tragjedise se popullit sirian. Viktimat e ketij konflikti jane te pafajshmit dhe të pambrojturit, grate, femijët, njerezit e popullit liridashes. Ndersa OKB-ja perpiqet te arrije nje rezolute ne Keshillin e Sigurise, per te ndaluar masakren ne kete vend, Rusia dhe Kina jane kunder kesaj.
Fjalet e thena nga Margaret Theçer duken profetike ne kete rast.
Keto vende po forcohen shume ekonomikisht, por ato duhet te bejne me shume per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. SHBA është nje fuqi boterore qe e ka perdorur potencialin e saj me mençuri per te çliruar vendet e botes qe ata te gjejne rrugen drejt demokracise se vërtetë.
SHBA eshte nje shembull per te ndjekur ne fushen e politikes, ekonomise, kulturës dhe ate humane. SHBA eshte mentori i botes se lire te paqes dhe mireqenies. Ky vend u drejtua dhe drejtohet nga njerez largpames si Presidenti Obama dhe kurre s’duhen harruar fjalet e Presidentit amerikan legjendar Ronald Regan: “Njeriu nuk duhet cnderuar nga shteti i plotfuqishem,por duhet te rroje sipas imazhit te Atij qe e krijoi”.
Po pra, njerëzimi duhet te rendi pas vlerave te rendesishme sic jane demokracia,liria e vërtetë dhe mbi te gjitha mbrojtja e te drejtave fondamentale te njeriut.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›