Demokracia mes Shilës dhe Haribdës
Petrit Vasili
Po, po, sot demokracia dhe vota e lirë që e lind atë gjenden mes Shilës dhe Haribdës. Shila dhe Haribda janë dy përbindësha që mitologjia e lashtë i përshkruan si pjellat më të shëmtuara, monstruozitete, mbjellës fatkeqësish, mostra pa asnjë shpirt, të tillë që fantazia dhe mendja njerëzore nuk mundet të imagjinojë e krijojë më të skëterrshëm se kaq. Edhe sot ndër ne jetojnë të tillë, fatalisht janë po dy dhe quhen Rama dhe Berisha. Për shkak të tyre të gjithë ne po jetojmë ditë të zeza të një demokracie që dërmohet shkelet e nëpërkëmbet nga perversët dhe të çekuilibruarit psikikisht.
Jemi sot përpara një furie shtazore që drejtohet e gjitha kundër gjithçkaje demokratike dhe demokracia është bërë pre e perversitetit dhunues të Ramës dhe instiktive të papërmbajtura të Berishës.
Sot gjithçka që ne në këta 18 vjet pluralizëm ndërtuam është në rrezikun më të madh të saj, sepse kjo monstër antidemokratike me dy koka po përpiqet t’i hajë e zhbëjë themelet e saj.
E shqyen Kushtetutën këta të dy, që të kishin në duar një pseudoshtet, ku vjedhja e ndarë më dysh mes tyre të eci pa u ndalur e ku ndëshkim të mos kishte kurrë për ta.
Demokracia sot është për turp. Demokracia sot është në hall. Demokracia sot është e kapur keqas për fyti nga dy palë duar. Demokracia sot shikon me zili edhe demokracinë fillestare të viteve ’90, që ishte më shumë moral dhe përmbajtje se kjo e sotmja.
Dhe kjo zhbërje ka fajtorë të qartë janë dy, janë të identifikuar i njohin të gjithë, kanë vuajtur të gjithë prej tyre dhe asnjë lloj manipulimi propagandistik e mediatik nuk i shfajëson e lehtëson dot fajin e tyre, edhe në qoftë se do të përdorin ndonjë media alla Lukashenko.
Por sot këta të dy duke kryer krimin fatal të kundërvënies ndaj popullit të tyre, plaçkitjes së tij si dhe vjedhjes së tij, parathanë edhe fundin e tyre politik që fatalisht është shumë i hidhur dhe domosdoshmërish shumë i keq.
Pra, sot konflikti i këtyre të dyve është një konflikt shumë i madh dhe shumë i thellë, është konflikt me popullin vetë.
Gjëmimi i mllefit popullor që vjen pas fyerjes së rëndë që i kanë bërë këta të dy është kaq i rëndë, sa që sot ai është një frymë kaq e gjerë gjigande sa edhe vetë ndryshimi i madh, që do ta shembë përdhe kastën e ligë në mënyrë të pashmangshme.
Perversi dhunues i Bashkisë së Tiranës, pasi shqeu gjithçka të gjelbër në Tiranë, asgjësoi klubet sportive, ndau parkingjet, ndërtoi kulla pa fund me ortakun Berisha, sot është hedhur mbi votën e qytetarëve, votë të cilën nuk e merr dhe nuk e fiton dot më dhe prandaj do që ta vjedhë dhe ta plaçkitë në tavolinë. E ka gjetur Rama edhe ortakun më të mirë për këtë punë dhe më të mirë se Berisha nuk mund të gjente, sepse sot Rama është bërë më Berishë se Berisha vetë.
Ky Ramë, ose thënë më thjesht simboli më i keq dhe më i paturp i mosmirënjohësit me zvetënimin moral të pashoq që përfaqëson, sigurisht që nuk mund ta gjejë veten as mes socialistëve dhe as me LSI jo se jo, sepse të dyja këto janë lindur në betejën me Berishën dhe me të keqen. Porse ai duke ngjarë me Berishën si dy pika uji është sot më Berishë se Berisha vetë. Ai ngjan me të ashtu si edhe spotet e tyre që legjitimojnë shkatërrimin dhe përvetësimin. Berisha bën spot për korrupsionin, pasi vodhi gjithçka dhe korrupsioni i tij shpërtheu në Gërdec, ndërsa ky Berisha tjetër, Rama, pasi e fshiu nga faqja e dheut gjelbërimin në Tiranë bën spot për gjelbërimin imagjinar. Këta dy demagogë të rrezikshëm i bashkon filozofia e përçmimit, përbuzjes dhe urrejtjes së popullit të tyre, të cilin duan ta plaçkitin, rrënojnë e vrasin për t’u pasuruar e vënë miliona në kurriz të tij dhe djersës së tij.
Sot jeta jonë nuk vlen më, ajo ka vlerë vetëm nëse dinjiteti i gjithsecilit nga ne të vihet në vend dhe kjo fillon tek vota jonë, tek prona jonë e shenjtë dhe e patjetërsueshme që demokracia na e ka dhënë dhe që fashistët e rinj duan të na e vjedhin.
Sot jeta jonë vlen shumë pak nëse arrogancë e këtyre dy armiqve të votës së lirë nuk merr përgjigjen më të ashpër për krimin e madh që kanë bërë të vjedhjes së vullneteve tona të lira.
Sot jeta jonë nuk ka kuptim nëse këta abuzues moralprishur lejohen të nëpërkëmbin jetën dhe lirinë e fëmijëve tanë, dy vlera që janë pasuria më e madhe që ne mund t’u lëmë atyre trashëgim.
Sot jetës tonë ne do t’i japim të gjithë vlerën që kanë synuar të na e marrin këta të dy, do t’ia japim vlerën në sheshe, në rrugë, nëpër net të tëra pa gjumë, duke vigjëluar e protestuar për votën tonë deri në ditën finale kur kjo pronë e vjedhur t’i kthehet qytetarëve dhe këta hajdutë të paskrupull t’i zbojmë përbuzshëm siç e meritojnë.
Kjo është dita jonë dhe duhet ta jetojmë si të tillë. Sot ka mbërritur ora e shpagimit për turpin dhe damkën që këta të dy i kanë vënë Shqipërisë tonë të shtrenjtë.
Sot duhet t’u tregojmë të gjithëve edhe jashtë atdheut tonë se Shqipëria nuk janë ata, janë turpi i saj dhe populli do të vërë në vend siç di ai këtë turp.