E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, 90% e parave të rrugëve

 

ADI SHKEMBI

Rruga Durrës-Kukës do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për vitin 2009 as më shumë e as më pak, por 90 për qind e shumës totale që qeveria kishte parashikuar për investimet në infrastrukturë. Në buxhetin e miratuar të premten në mbrëmje në Këshillin e Ministrave, rezulton se 19 pjesë të këtij buxheti i përkasin pikërisht rrugës më të kushtueshme të të gjitha kohërave. Në total, nga llogaritjet rezulton se kjo rrugë për vitin e ardhshëm do të marrë edhe 33.5 miliardë lekë, ndërkohë që i gjithë buxheti për rrugët është 36.8 miliardë lekë. Vetëm aksi Rrëshen -Kalimash, do marrë 31.3 miliardë lekë. Gjatë vitit të ardhshëm, i cili përkon edhe me zgjedhjet e përgjithshme pritet që të përfundojnë edhe lotet e aksit Kukës-Morinë, ku përfshihen edhe gjashtë viadukte, ndërkohë që në buxhet 10 milionë lekë janë akorduar për aksin Milot-Rrëshen. Në fondet e vitit tjetër një vëmendje të madhe do të zërë edhe rruga e Bregut, të cilën Kryeministri Berisha e vizitoi disa herë gjatë këtij viti. Kështu vetëm pesë lotet e rrugës Qeparo-Sarandë do të kushtojnë 609 milionë lekë të reja, ndërkohë që pjesë e buxhetit janë edhe 50 milionë lekë për dy lotet e rrugës Dhërmi-Vuno, 84 milionë për rrugën Dhërmi-Sarandë, pa pjesën e Vunoit si dhe 160 milionë lekë për segmentin Himarë e vjetër-Kthesa e Pilurit. Veç rrugës së Bregut qeveria do të investojë në zonat turistike edhe 139 milionë lekë për vazhdimin e rrugës së plazhit në Spille si dhe 45 milionë lekë për rrugën Lezhë-Shëngjin. Ndërkohë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit për rrugët kanë marrë edhe pesë lotet e aksit rrugor Plloçë-Korçë. Sipas tabe-lave që shoqërojnë buxhetin e miratuar dy ditë më parë në qeveri, rezulton se ky aks do të kushtojë 607 milionë lekë të reja. Në të njëjtën kohë në buxhet është parashikuar edhe një fond prej 120 milionë lekësh për rrugën paralele të autostradës Tiranë-Vorë (nga krahu i majtë), ndërkohë që 33 milionë lekë janë parashikuar për rrugën Instituti Kamëz-Kryqëzimi Zall Herr. Ndërkohë një fond prej 60 milionë lekësh do të marrë edhe pjesa e mbetur e rrugës Transballkanike në Vlorë.

buxheti per rruget

Rrugët që do ndërtohen ne 2009    

Ndërtim rrugësh                        36.879.742
Rruga Transballkanike Vlorë (kontratë e lidhur)        60.000
Rruga Instituti Kamëz-Kryqëzim Zall Herr            33.000
Unaza Veriore Korçë                    20.000
Rruga Kalimash-Kukës loti 2 (km 8.3-11) K.lidhur        130.000
Rruga Kukës-Morinë loti 1 (V.Arti të mëdha) K.lidhur    181.000
Rruga Kukës-Morinë loti 2 (dy viadukte) K.lidhur        240.000
Rruga Kukës-Morinë loti 3 (trase km 0-5.85) K.lidhur    30.000
Rruga Kalimash-Kukës loti 1 (km 5.6- 8.3)
dublimi dhe plotësimi                     88.991
Rruga Kukës-Morinë loti 3 (trase km 0-5.85)
dublimi dhe plotësimi                     202.000
Rruga Kukës-Morinë loti 4 (km 5.85 10.85) dublimi
dhe plotësimi                         230.000
Rruga Kukës-Morinë loti 5 (km 10.85- 16.7)
dublimi dhe plotësimi                     249.399
Rruga Kukës-Morinë loti 1 (V.Arti të mëdha) dublimi     250.000
Rruga Kukës-Morinë loti 2 (dy viadukte) dublimi        200.000
Rruga Kukës-Morinë loti 1 (V.Arti të mëdha)
shtesë punimesh                     51.321
Rruga Kukës-Morinë loti 2 (dy viadukte)
shtesë punimesh                     51.000
Bypass Kukës loti 1                    104.000
Bypass Kukës loti 2                    108.700
Rruga Rrëshen-Kalimash                    31.381.095
Rruga Bulqizë-Bllatë loti 1                80.000
Rruga Bulqizë-Bllatë loti 2                90.000
Rruga Bulqizë-Bllatë loti 3                106.000
Rruga Plloçë-Korçë loti 1                    175.964
Rruga Plloçë-Korçë loti 2                    142.000
Rruga Plloçë-Korçë loti 3                    60.000
Rruga Plloçë-Korçë loti 4                    100.000
Rruga Plloçë-Korçë loti 5                    130.000
Rruga Kardhiq-Delvinë loti 1                190.000
Rruga Kardhiq-Delvinë loti 1 (shtesë punimesh)        50.000
Rruga Kardhiq-Delvinë loti 2                20.000
Rruga F.Krujë-Milot (dublim autostradës)            100.000
Rruga Milot-Rrëshen                    10.000
Rruga Ura e Cerenecit-Peshkopi                10.000
Ndërtim Unaza Kavajë (vazhdim)                15.000
Rruga Dhërmi-Himarë-Qeparo-Sarandë
(pa pjesën Dhërmi-Vuno)                 84.000
Rruga Vuno-Sarandë segmenti Himarë
e vjetër-kthesa e Pilurit                     160.000
Rruga Vuno-Sarandë segmenti Kthesa e Pilurit-Qeparo loti 1 173.000
Rruga e Plazhit Spille (vazhdim)                139.211
Mbingritje rruga e Viroit Gjirokastër (shtesë punimesh)     19.000
Rruga Has- Q. Prush (vazhdim)                108.133
Rruga e Divjakës (vazhdim)                10.000
Rruga Lezhë-Shëngjin                    45.000
Rruga Kanali i Cukës-Butrint                10.000
Rruga Dhërmi- Vuno loti 1, 2                50.000
Rruga Qeparo- Sarandë loti 1                184.044
Rruga Qeparo- Sarandë loti 1 (shtesë punimesh)        74.358
Rruga Qeparo- Sarandë loti 2                101.200
Rruga Qeparo- Sarandë loti 3                90.000
Rruga Qeparo- Sarandë loti 4                70.000
Rruga Qeparo- Sarandë loti 5                90.000
Rruga Zall Herrit (vazhdim, shtesë punimesh)        5.000
Rruga e Valbonës, segmenti B.Curri- Margegaj- Dragobi     117.000
Rruga e Valbonës, segmenti B.Curri- Margegaj- Dragobi
(shtesë kontrate + shtesë punimesh)            115.325
Rruga paralele superstrada Tiranë- Vorë
krahu i majtë (vazhdim)                     120.000
Rruga Porto Romano, Durrës loti 1, 2            30.000
Ndërtim i bypass Plepa- Kavajë- Rrogozhinë        100.000
Ndërtim Unaza Fushë Arrëz                35.000
Rruga Ura e Leklit- Përmet- Carshovë            10.000
Rikonstruksion rruga Aleksandër Goga
(shkollë- ish ndërmarrje kimike)                50.000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›