Sigal seminar për pensionet private
Çdo individ kur del në pension, megjithëse ka paguar një jetë të tërë merr vetëm 30-35% të pagës së tij të fundit në formë pensioni. Aplikimi i pensioneve suplementare është një hap i rëndësishëm për ngushtimin e diferencave të mëdha në masën e pensionit. Tashmë, jo vetëm punonjësit e sektorit shtetëror, por edhe ato privat duhet të mbulohen me këtë sigurim të ri. Një gjë e tillë është fryt i përvojave më të suksesshme ndërkombëtare. Në Durrës është mbajtur takimi me temë “Pensionet private suplementare, hapi i parë i reformës së pensioneve në Shqipëri”. Takimi është organizuar nga Instituti i Pensioneve Private “CAPITAL” dhe kompania e sigurimeve SIGAL në bashkëpunim me shoqatat e kontabilistëve, bizneseve të mëdha të Durrësit, drejtues të bankave dhe të pushtetit vendor. Drejtori i përgjithshëm i SIGAL, Avni Ponari bëri një rezyme të shkurtër të zhvillimeve aktuale në tregun e sigurimeve, i cili po zgjerohet dita-ditës, së bashku me zhvillimin e ekonomisë.