LSI kërkoi në Kuvend të drejtën e saj
LSI ka treguar se di të mbrojë votën e lirë. Në korrik 2006, pasi maxhoranca aktuale vendosi që anëtarin që i takonte LSI-së t’ia jepte PDK-së, grupi parlamentar i LSI-së, i mbështetur dhe nga anëtarë të tjerë të opozitës, bllokuan Parlamentin. Disa ditë rresht Kuvendi ndërpreu punimet, deri në arritjen e një konsensusi, i cili detyroi dy partitë kryesore të ndërhynin në Kushtetutë për shtimin e numrit të anëtarëve të KQZ-së. Në atë kohë opozita sapo kishte nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre në një koalicion opozitar.