E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ardhurat nga bashkitë në nivele të ulëta

 

Bashkitë janë sërish prapa me planin për sa i përket mbledhjes së të ardhurave. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, gjatë këtij 9-mujori të ardhurat nga bashkitë janë realizuar vetëm 87.21 për qind. Problem vazhdon të mbetet arkëtimi i taksës së tatimit mbi pasurinë, i cili rezulton të jetë realizuar vetëm 65.56 për qind e planit të parashikuar në fillim të vitit. Jo pak herë krerë të Ministrisë së Financave kanë deklaruar se bashkitë dhe komunat janë prapa me realizimin e planit të së ardhurave. Ndërkohë gjatë këtij 9-mujori shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 83 për qind, krahasuar me planin vjetor, por realizimi është vetëm 48.2 për qind të investimeve të parashikuara për vitin 2008. Pra, në 9 muaj qeveria ka investuar 45.5 miliardë lekë në punët publike, ndërkohë që në tre muajt e mbetur të vitit i duhet të realizojë edhe rreth 49 miliardë lekë të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›