Demokracia parlamentare
Duke iu kthyer edhe një herë debatit aktual në lidhje me legjitimitetin e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, mendova se do të ishte me vend të analizoja disa aspekte të demokracisë parlamentare, që lidhen me funksionimin normal të institucioneve të shtetit, duke pasur parasysh faktin që, në një republikë parlamentare, është pikërisht Parlamenti ai që i jep legjitimitet një vargu institucionesh të dala nga ky organ.
Sipas Degenhart, principi i demokracisë bazuar në Kushtetutë është që çdo pushtet shtetëror buron prej popullit dhe kjo konkretisht do të thotë që, ushtrimi i çfarëdolloj pushteti shtetëror kërkon principin e legjitimimit demokratik, e me anë të kësaj, një varg të pandërprerë legjitimimi demokratik të organeve të dala nga Parlamenti. Këto të fundit i korrespondojnë vullnetit të votuesit. Pra, nëse përmes votës së popullit, nëpërmjet zgjedhjeve, është legjitimuar në mënyrë demokratike Parlamenti, atëherë kanë nevojë nga ana tjetër të gjitha organet që dalin nga Parlamenti legjitimimin e tyre nëpërmjet vullnetit të sovranit. Ky quhet ndryshe edhe sundimi i sovranit.
Demokracia parlamentare është një koncept, që artikulohet në vende të ndryshme, përfshirë edhe vendin tonë si demokraci përfaqësuese. Në këtë lloj sistemi, me fjalë të tjera, populli ushtron pushtetin shtetëror jo direkt, por me anë të të zgjedhurve prej tij, në bazë të Kushtetutës, për një cikël pushteti të caktuar katërvjeçar.
Por çështja shtrohet: A ka ndodhur një legjitimim demokratik i Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, e për rrjedhojë, i të gjitha organeve që dalin prej Parlamentit të ri, në përputhje me vullnetin e sovranit, kryesisht të ekzekutivit?
Në zgjedhjet e 28 qershorit, vullneti i sovranit është deformuar dukshëm, duke sjellë si pasojë edhe cenimin e legjitimitetit të Parlamentit, dhe natyrisht edhe të një vargu institucionesh që burojnë prej tij. Për ta shpjeguar me qartë këtë, marrim dy koncepte themelore të teorisë politike, konceptin e pjesëmarrjes dhe të përfaqësimit, si momente kyçe për të parë nëse është aplikuar parimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Në zgjedhjet e 28 qershorit kemi rastin kur, nga njëra anë është pjesëmarrja, por në të njëjtën kohë kemi devijim në përfaqësim. Kjo është tepër evidente po të marrim si shembull LSI-në. Për këtë forcë politike kanë votuar 83 mijë zgjedhës, me vullnetin e plotë për të mos pasur më kryeministrin e vjetër, e tanimë aktual. Problemi qëndron te përfaqësimi, i cili lidhet edhe me tipologjinë e zgjedhësve. A janë të përfaqësuar kjo shtresë votuesish? Dhe ku të çon pjesëmarrja me përfaqësim të devijuar? Duke pasur tipologjinë e zgjedhësve të LSI-së them se vota e tyre ishte për të ardhur në pushtet e majta, kështu që problemi i përfaqësimit është real. Ekzistenca e mungesës së përfaqësimit është deformim i madh i votës dhe mungesë e shpalosjes së vullnetit të votuesve.
Në rrethana të tilla cungohet shumë legjitimiteti i Parlamentit dhe duhet t‘i kthehemi sërish sa më parë vullnetit të sovranit, për të korrektuar gabimin. Në fakt, kemi të bëjmë me një fenomen tepër të përhapur në Shqipëri kohët e fundit, ku përfaqësuesit nuk e përcjellin në Parlament vullnetin e zgjedhësve me atë linjë politike, me të cilën kandiduan dhe u votuan. Por kjo është vetëm gjysma e problemit.
Pjesa tjetër jetike e 28 qershorit përkthehet në mandate të zaptuara, si pasojë e numërimit, sipas urdhrave të marra, të fletëve të votimit në gjithsej 22 qendra të numërimit të votave nga 66 që ishin në total, aq më tepër kur dihet se rezultati, që sistemi zgjedhor imponon nuk lejon ndryshe, veçse një fitore me shumë pak deputetë. Në këtë rast del e qartë një pjesë tjetër kritike e goditjes së pjesëmarrjes, si element thelbësor i demokracisë. Një grup pretendon me forcë përfaqësim politik, ndërkohë që verdikti i atyre që morën pjesë në zgjedhje do të çonte në fitore të padiskutueshme kampin tjetër. Përfaqësimi, duke goditur pjesëmarrjen, nuk mund të çojë asgjëkundi, veçse në despoti. Mjeti më demokratik, në këtë rast, në pamje të parë do të ishte konsensusi.
Konsensus mund dhe duhet të ketë vetëm në rast se pranohet evidenca, pra e vërtetë në lidhje me manipulimin nga ana e pseudomazhorancës. Në rast se, me të vërtetë nuk do të kishte manipulim, edhe elementi konsensus do të binte vetvetiu poshtë. Konsensusi do ta shpërndante pushtetin dhe nuk do ta akumulonte atë në duart e ekzekutivit të gjithëpushtetshëm e të një Parlamenti, i cili nuk do të fitonte legjitimitet, jo vetëm po të hynte opozita në të, por edhe sikur Partia Socialiste të merrte pjese në qeverisjen e vendit, deri në korrigjimin, tashmë të gabimit të përsëritur 19-vjeçar, që është kthyer në faj.
Despotia dhe konsensusi janë dy koncepte që nuk përputhen me njëri-tjetrin. Thelbi i problemit qëndron jo në faktin se shefi i opozitës dhe ai i mazhorancës bënë një Kod, ranë dakord për një proces dhe hynë në garë. Fakti që ne, sot ndodhemi para një problemi të tillë lidhet me një deformim dhe shkelje shumë të rëndë, qoftë të kodit konsensual, qoftë të procesit për të cilin shumica dhe pakica e djeshme ranë unanimisht dakord, nga ata që sot pretendojnë se i kanë fituar zgjedhjet. Po të mos merreshim fare me fatin e kutive të votimit apo dhe me numërimin e keq e shumë të keq në një të tretën e qendrave të numërimit në Shqipëri, atëherë domosdoshmërisht do t‘u shtronim një pyetje miqve tanë që certifikuan zgjedhjet: Na thoni pak më shkoqur, sa integrim prodhon një "progres" i tillë në zgjedhje? Sepse përsëri shqiptarëve u duhen radhë të gjata e të pafundme për viza në ambasadat e BE-së, Shqipërisë po i shtohen dekadat e pritjes për statusin e kandidatit në këtë bashkim...
Bojkoti është mjeti më i ligjshëm, më demokratik për t‘iu përgjigjur cinizmit pa kufij, që shfaqet në platformën politike të atyre që e kanë marrë pushtetin, e sipas maksimës makiaveliste, nuk janë në gjendje të pranojnë asnjë zgjidhje tjetër, veç asaj që në mënyrë antiligjore, amorale e çnjerëzore i ndihmon ta mbajnë atë. Përndryshe, konsensusi do të ishte i pranueshëm nga mazhoranca, sepse vetëm kështu do të krijohej një lidhje me realitetin, të cilin e kanë humbur me kohë.
Dihet se kostoja e konstatimit, nga një komision parlamentar, e manipulimit të zgjedhjeve nuk do të ishte aspak rënia e qeverisë së tanishme. Për këtë, PS është e vetëdijshme dhe si vlerë kombëtare dhe parti me përvojë shtetformuese në historinë e pluralizmit shqiptar, e pranon haptazi se nuk do të kërkojë as rrëzim të qeverisë, e as përsëritje zgjedhjesh, por ilegjitimiteti i faktuar i Parlamentit dhe i qeverisë së dalë prej tij, do të çonin direkt në kufizim të mandatit të të dyve. Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë e të presim që ata, të cilët vodhën vota, të bëjnë edhe despotin deri në fund.
Për të dhënë një shembull konkludues po përmend vetëm rastin e krijimit, me të drejtë, të një komisioni parlamentar në Bundestagun gjerman nga CDU, e udhëhequr atëkohë nga shefja e opozitës, znj. Merkel, për të konstatuar (në)se Kancelari Schrëder kishte gënjyer në premtimet e tij elektorale gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të asaj kohe. Dhe me të drejtë, një shumicë e zgjedhësve të CDU/CSU-së, por edhe të partisë së Kancelarit e pranuan ngritjen e një komisioni të tillë, për të parë se kë kishin zgjedhur për t‘i qeverisur. Ky është në fakt një rast për t‘u admiruar, pasi tregon shkallën e demokratizmit të një shoqërie e të një klase politike, e cila radhitet ndër më të zhvilluarat e planetit. Nuk mund ta imagjinoj ç‘do të kishin bërë krerët e opozitës gjermane sikur Schrëder jo vetëm të kishte hedhur ca premtime pa bazë në fushatë, por edhe të kishte numëruar votat e CDU/CSU si vota të socialdemokratëve gjermanë. Ky është standardi më i lartë. Vetëm barazia politike krijon në mënyrë direkte barazi dhe paqe sociale. Paqja e barazia sociale, përpara se të jenë nocione juridiko-politike, janë në radhë të parë vlera të një shoqërie që e do lirinë, prosperitetin dhe synon t‘i bashkohet familjes së shenjtë europiane. Ndaj, për vlera të tilla ia vlen të përdorësh çdo mjet demokratik, përfshirë dhe bojkotin.