Gjiganti elektronik HP prezanton produktet e reja
Seminari i përvitshëm i Portofolit të ri të Produkteve HP u mbajt dy ditë më parë në Tiranë, si një eveniment kushtuar klientëve vendas. Seminari iu dedikua një grupi të përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe vendimmarrës nga sektorë të ndryshëm të biznesit lokal duke përfshirë kompanitë IT, përfaqësues të bankave dhe telekomit, institucioneve të tjera vendase dhe të shtypit. Gjenerata e re e serverëve ProLiant të HP ishte një nga temat kryesore të seminarit. Më 30 mars 2009, HP prezantoi linjën e re të serverit HP ProLiant G6, i cili ofron dyfi shin e performancës së gjeneratave të mëparshme, duke u mundësuar konsumatorëve të përfi tojnë më shumë nga çdo qindarkë i shpen-zuar në IT. Menaxheri kryesor për sektorin e printimeve, Hannes Widmaier, tha për "Shqip", se kom-pania HP nuk ka degë në Shqipëri dhe së shpejti po mendohet të hapet një e tillë, në mënyrë që t‘i qëndrojë sa më pranë klientit. "Po shikojmë zhvillimin e tregut të IT-së dhe gradualisht do të merret një vendim", tha Widmaier. Duke folur për njërin nga modelet më të fundit të printerit, Hp Designjet L25500, ai përmendi rëndësinë e kursimit nga përdorimi i lëndës së parë, një lloj boje që nuk ndot ambientin dhe me cilësi e lartë.
Një tjetër model i ri është BladeSystem HP Matrix, i cili konvergon praktikat e lloga-ritjeve, ruajtjes dhe burimeve të rrjetit dhe mund të blihet e të shpërndahet me shpejtësi. Çdo BladeSystem HP Matrix është parakonfi guruar dhe instaluar nga profesionistë HP për të ofruar në kohë reale platformën e shër-bimeve për bizneset. Pjesën e Shqipërisë e mbulon Maqedonia, që prej vitit 2003, me anë të një zyre përfaqësie. Drejtuesi kryesor i degës HP në Maqedoni, Nikola Markovic, tha për gazetën raportet korrekte me partnerët shqip-tarë, që menaxhojnë produktet e PH-së. "Duhet të kuptoni që HP nuk synon thjesht të shesë një produkt, por qëllimi krye-sor mbetet ofrimi i një game të gjerë shërbimesh", tha Markovic. HP është vlerësuar për cilësinë, besueshmërinë dhe novacionin e lartë. Një seminar i ngjashëm privat drejtuar partnereve ven-das do të mbahet sot, me qëllim vënien në dukje të produkteve të fundit të hedhura në treg nga HP.