Kur trazohen eshtrat e të vdekurve…
Deklarata e beftë e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, shkaktoi sërish një trazirë kudo ku flitet shqip dhe po shmang nga bisedat e ditës ato që janë vërtet shqetësime të progresit kombëtar. Eshtë në mënyrën e tij të punës që të tërheqë zvarrë opinionin e shoqërisë shqiptare për ditë e vite me radhë në problemet që kanë vërtet rëndësi dhe në ato që përbëjnë show mediatik. Shoqëria jonë po zvarritet për vite të shohë të zgjidhura çështjet e energjisë e të pronave, dëmshpërblimin e ish të persekutuarve dhe ujin e pijshëm në 24 orë, Korridorin 8 dhe "Lustracionin", viza pa radhë për në Europë dhe një ndërthurje kulturore të të gjithë trevave kombëtare, një administratë që ka stabilitet e një reformë që e duan të gjithë në vend e që është për të gjithë, një luftë politike që nuk lidhet me zgjedhje të manipuluara etj., etj.
Në fakt, janë gjëra që kemi mbi 18 vjet që i dëgjojmë ne qytetarët e kësaj demokracie vijueshmërisht në tranzicion e në reforma që, falë sistemit që lëviz gjërat, kanë një aparencë progresi. Nuk zgjidhen se këto janë mundësitë? Nuk zgjidhen se kjo është aftësia e atyre që drejtojnë? Nuk zgjidhen se nuk duan t‘i zgjidhin ata që drejtojnë dhe sa thonë, i thonë për tymnajë? Thelbi është që thuhen e nuk zgjidhen.
Por le të vijmë te titulli i shkrimit.
Detyrimi për të shkruar më erdhi nga një letër e papritur, që më dërgoi një nipi im nga SHBA. Kish parë në një video zotimin e Berishës për të kthyer në Shqipëri eshtrat e Ahmet Zogut dhe me një zemërim të vërtetë, ky i arratisur nga regjimi i Hoxhës, tashmë burrë i lodhur i rrugës së mërgimit, shprehet hidhur kundër marifeteve mërinxitëse që synojnë jo përparimin e vendit, por përpjekjet me gjithçka për të qëndruar në pushtet. Dhe poshtë shpërthimit të tim nipi, vjen një surprizë për mua dhe për shumë dashamirës të Faik Konicës: "Mendova që të të çoj një letër origjinale të Faik Konicës, drejtuar Xhelal Gusmarit, i cili ka vdekur 20 vjet më parë. Gruaja e tij, Muno, që dhe ajo vdiq para ca vjetësh, ma dha këtë letër në mes të një abetareje shqiptare botuar më 1914 në Boston... E kam ruajtur për 17 vjet në errësirë dhe temperatura të ulëta që të mos dëmtohej… Cila është arsyeja që mendoj ta botosh? Kjo letër tregon çfarë sistemi deficitar dhe impotent ishte regjimi i Zogut, sa dhe ambasadorit shqiptar në SHBA nuk i paguante rrogën...".
Më poshtë po citoj, sipas origjinalit, tekstin e letrës së të madhit Konica, drejtuar ambasadorit të ndritur të Shqipërisë:
I dashur mik, z. Xhelal Gusmari!
Ndodhem shumë liksht,
shkaku se nuk desha të ul flamurin tonë përpara armiqve dhe të pranoj ndihmën e tyre,
lutem sa më shpejt të jetë e mundur mblidh me miqtë 100, të paktën 60 dollarë hua (jo dhuratë) dhe dërgomi menjëherë me postal order (chek poste) jo chek banke se bankat më njofin dhe është turp për Shqipërinë që përfaqsuesi saj këtu të ketë nevojë për një sumë kaq të vogël! Sumën do ta kthej nga fundi janarit.
I juaj me zemër,
Faik Konitza
Të komentosh, më duket e tepërt.
Natyrisht që çdo njeri e meriton një varr në vendin e vet apo atje ku është amaneti i tij i patjetërsueshëm. Natyrisht që edhe Zogu e meriton një varr në Shqipëri dhe nuk mendoj se, në gjendjen e sotme të emancipuar të shoqërisë shqiptare, të ketë ndonjë individ që është kundër. Këtu mbyllet diskutimi i shoqërisë për këtë çështje dhe hapet ai tjetri, diskutimi i madh për vlerat e kombit shqiptar!
Nuk kam ndërmend të hyj në këtë diskutim, por dua të theksoj se ka një uri nga personalitetet e gjalla dhe pasardhësit e atyre që kanë vdekur të zënë vendin e parë pas Gjergj Kastriotit, uri që ka ardhur duke u rritur pas rrëzimit të bujshëm të Enverit. Dhe për të shuar këtë uri nuk ka mjaftuar veprimtaria e tyre në dobi apo në dëm të mëmëdheut. Janë vënë në lëvizje mekanizma të çuditshëm për të deformuar moralin kombëtar të atdhedashurisë e për ta ndotur atë me lloj-lloj alternativash jashtë popullore. Ndër meritat e Abdyl Frashërit, populli në këngën e vet numëron dhe atë themeloren: "…prishe pasurinë, një barrë flori…". Pushtetarët që, në luftën e bërrylave, morën kryet e vendit për të kënaqur veç të tjerave dhe etjen e vet për t‘u pasuruar, natyrisht që nuk mund të vihen përballë Gjergj Kastriotit në sheshin e mitingjeve.
Në fakt, është një praktikë e përdorur që në diktaturë, kur pas një romanit të shkëlqyer të Sabri Godos, regjimi ndërtoi një këmbë ure mbi lumin e krimeve të veta dhe justifikoi në një farë mënyre gjakun e derdhur për të mbajtur pushtetin udhëheqësi. Bjerrja e vlerës më të madhe të moralit e nderit, për lavdira pasvdekësore të pamerituara, bëhet pa asnjë dyshim për të justifikuar e sendërtuar veprimtari dhe aspekte jetësore antipopullore e antidemokratike. Shtrati i justifikuar, në të cilin po noton trullosja morale e kombit, është praktikisht një mjegullirë, por tashmë një mjegullirë në tejkalim. Nxitimi i shumëkujt për të zënë vend në piedestalet bosh të historisë së vendit është një argument që terri moral po kapërcehet. Po fryjnë erëra realizmi dhe rilindje të asaj fryme që ka bërë gjithnjë kombin shqiptar. Thirrja për të qenë pjesëmarrës në këtë rilindje të madhe nuk përjashton kurrkënd. Të përjashtuar do të jenë padyshim ata që vendin e shohin si plaçkë tregu për interesat e tyre.