Përplasen për krizën politike
Demokratët ftojnë socialistët t‘i rikthehen Kuvendit, ndërsa këta të fundit këmbëngulin në kushtet e tyre për hapjen e kutive. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, kanë dhënë dje opsionet e tyre politike për BBC për qëndrimet e fundit të forcave të tyre politike. Duke iu përgjigjur kushtit thelbësor të opozitës, kryetarja Topalli thotë se për hapjen e kutive të zgjedhjeve të fundit, shumica do të respektojë rigorozisht Kushtetutën. Nga ana tjetër, kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, ka këmbëngulur në qëndrimin se kushti për hyrjen e opozitës në Parlament është hapja e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Aktualisht, opozita në Shqipëri po mbledh firmat e 20 mijë përkrahësve të saj për të çuar në Kuvend apelin kushtetues për hapjen e kutive të votimit, si kusht për kthimin në Parlament.
Për këtë nismë, Topalli thotë se në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit mjafton iniciativa e një deputeti për t‘u shqyrtuar në Parlament kërkesa e opozitës, duke kërkuar në këtë mënyrë që opozita të kthehet dhe të zërë vendin në Kuvend.