Opozita ndal protestat, rikthehet në rrugë në janar
Autori i Lajmit: Redaksia
Janari do të jetë muaji i protestave të mëdha. Kështu duket se kanë vendosur krerët e lartë të Partisë Socialiste edhe pse gjatë këtyre ditëve pritet të vazhdojnë reagimet opozitare për të kundërshtuar çështje të ndryshme që shqetësojnë qytetarët shqiptarë. Nisja e Kryetarit të Partisë Socialiste drejt Çekisë, ku në datat 7 dhe 8 dhjetor mbahet në kryeqytetin Pragë, Kongresi i 8-të i Partive të Socialistëve Evropianë por dhe festat e fundvitit duket se kanë qenë arsyet kryesore të këtij vendimi. Burimet nga PS shtojnë si arsye të këtij vendimi dhe faktin se në janar hyjnë në fuqi shumë vendime të Qeverisë të cilët janë kundërshtuar fort nga opozita si taksa për biznesin apo rritja e çmimit të energjisë.
Vendimi
Kryetari i Partisë Socialiste ka paralajmëruar edhe Rama dy ditë më parë në një intervistë televizive se muaji dhjetor pritet të mos ketë më protesta as nga opozita dhe as nga administrata e bashkive socialiste. Rama pohoi se vala e protestave mund të rifillojë gjatë fillimit të vitit të ardhshëm kur edhe theksoi se do të ketë ndryshime të sigurta politike në vend. Duket se afrimi i festave të fundvitit, që më së shumti i përqendron qytetarët drejt përgatitjeve për të kaluar sa më mirë Krishtlindjen dhe netët e ndërrimit të viteve, kanë bërë që socialistët të ndalin hëpërhë valën e protestave kundër qeverisë, ndërkohë që ka disa plane për rifillimin e tyre. Ndërkohë që gjatë takimit të zhvilluar pak ditë më parë me deputetët socialistë dhe sekretarët rajonalë ai paralajmëroi për një reagim më të fortë opozitar në janar pikërisht për shkak se një sërë ligjesh qeveritare të kundërshtuara prej opozitës hyjnë në fuqi këtë muaj. “Po afrohet janari i rritjes së çmimit të energjisë. Për fajin ekskluziv të Sali Berishës, që katër vjet me radhë bëri politikën e Taramam Karadyzenit me këtë çështje kaq delikate, rritja e faturës së janarit po afrohet si një bombë mbi kokat e familjeve e të sipërmarrjeve shqiptare. Nuk do të paguajnë shqiptarët, përpara sesa të paguajë fillimisht për papërgjegjshmërinë e tij kryeministri që e gënjeu popullin për ti marrë votat dhe e la barrën e miliona njerëzve të bëhej plumb e rëndë për hir të interesit të pushtetit të tij. Hap kutitë ose largohu nëse nuk e mban fjalën që u ke dhënë njerëzve se sa të kenë Sali Berishën nuk do tu rritet çmimi i energjisë. Janari po vjen si flamë edhe mbi biznesin e vogël, mbi pjesën më serioze dhe delikate të tij, biznesin me mbi 5 milionë lekë xhiro në vit, i cili nga janari do të paguajë në kulmin e krizës ekonomike TVSH e tatim fitimi njësoj si çdo biznes i madh, se kështu, duke i marrë frymën biznesin kujton ky pushtet inkompetentësh se do të mbushë arkën e zbrazur nga Saliu për fushatë elektorale dhe do tia hedhë krizës së rëndë ekonomike”, - ka pohuar ai. Në të njëjtën kohë me projektet për shkallëzim protestash në janar, duke i shtrirë ato në Tiranë dhe rrethe, ka edhe një projekt të përkrahur jo pak nga grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, për të pranuar futjen e tyre në Parlament dhe dhënë fund kështu bojkotit disa mujor. Sipas Kushtetutës, dy data janë të mundshme për skadimin e afatit të ligjshëm gjashtë mujor të deputetëve për të mbajtur mandatin, 1 shkurti kur mbaron afati gjashtë mujor i shpalljes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të emrave të deputetëve fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe 7 marsi 2010, datë që përkon me gjashtë muaj nga nisja e punimeve të Parlamentit.
Qeverisja si komedia e Qazim Mulletit
Socialistët kanë reaguar dje pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha dhe deputetëve demokratë për festën e 8 janarit por dhe për akuzat kundër opozitës. “Kujt ia priste mendja në 8 dhjetor të vitit 1990, se pas 20 vjetësh qeverisja e këtij vendi do të qe një komedi dhe kryeministri që njësoj si Qazim Mulleti i komedisë do ti trembej qeseve të mufatura të grave të pastrimit dhe do tu turrte atyre policinë e shtetit?! Paniku i djeshëm nga qeset, që simbolizonin në fakt rrezikun ku gjendet shërbimi i pastrimit nga shkurtimi arbitrar i fondeve, si dhe gënjeshtrat e sotme për gjoja mbushjen dje të Tiranës me plehra, tregojnë se sa poshtë ka rënë qeveria e sa e trashë është bërë komedia”, - tha dje zëdhënësja e socialistëve, Armela Imeraj.
Ky lajm është publikuar: 07/12/2009