Demokratët dhe socialistët përplasen për zgjedhjet vendore
Patozi komenton intervistën e Ramës te “Zëri i Amerikës”
Eljona Ballhysa
Vetëm një ditë pas intervistës që kreu i Partisë Socialiste dha për Zërin e Amerikës, ka reaguar dje kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Astrit Patozi, në një deklaratë për mediat, e ka cilësuar ogurzi lajmin se PS-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Kjo deklaratë e Patozit ka sjellë reagimin e selisë rozë. Nëpërmjet deputetes Ermonela Felaj, Partia Socialiste është shprehur se bojkoti i zgjedhjeve është një ëndërr me sy hapur e Sali Berishës.
Vetëm një ditë më parë, kreu i PS-së, Rama, u shpreh se “pa u plotësuar kushtet për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të ketë zgjedhje, por do të ketë një ballafaqim demokratik, i cili do të vazhdojë të përshkallëzohet duke mos toleruar asnjë formë të ashtuquajtur zgjedhje”.
Përplasja
Sipas kreut të deputetëve demokratë në Kuvend, Astrit Patozi, deklarata e Ramës nuk bëri gjë tjetër veçse konfirmoi zërat brenda Partisë Socialiste për mospjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme lokale. “Rama prodhoi dy lajme të këqija për shqiptarët. Së pari konfirmoi që Partia Socialiste mund të bojkotojë zgjedhjet lokale. Aksionet politike të Ramës dhe përpjekjet e dështuara të tij, rropatjet lart e poshtë, brenda dhe jashtë vendit, mund të lexohen në funksion të këtij qëllimi ogurzi. Partia Socialiste, pavarësisht disfatave të disata në zgjedhje, duhet të përballet me elektoratin për të korrigjuar gabimet dhe rezultatin. Lajmi i dytë i keq ishte për vendin, pasi PS-ja po degradon”, - u shpreh Patozi dje për mediat.
Por, fill pas deklaratës së Patozi reagoi Partia Socialiste me anë të deputetes Ermonela Felaj, e cila theksoi se bojkoti i zgjedhjeve është një ëndërr me sy hapur e Sali Berishës. “Sali Berisha ëndërron të konkurrojë vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë angazhon gjithë altoparlantët e tij që të thonë se ne do t’i bojkotojmë zgjedhjet. Por edhe vetë Saliu e kupton se kjo është një ëndërr me sy hapur dhe opozitën do ta ketë përballë në çdo betejë! As që bëhet fjalë të tërhiqemi nga rruga jonë për një Shqipëri me zgjedhje të lira, shtet ligjor dhe ekonomi të çliruar nga kthetrat e interesave të familjes në pushtet”, - është shprehur Felaj.
Deklarata
Vetëm një ditë më parë, kreu i PS-së, i pyetur nga Zëri i Amerikës nëse do të marrë pjesë PS-ja në zgjedhjet e ardhshme lokale, u shpreh se “zoti Berisha duhet ta harrojë çdo lloj mundësie për të mos na pasur përballë; na ka përballë dhe do të na ketë përballë në këtë betejë. Ne nuk do t’i shmangemi asnjë sfide, por, nga ana tjetër, mund të rikonfirmoj atë që kam thënë edhe më parë, që pa u plotësuar kushtet për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të ketë zgjedhje, por do të ketë një ballafaqim demokratik, i cili do të vazhdojë të përshkallëzohet duke mos toleruar asnjë formë të ashtuquajtur zgjedhje, që në fakt nuk u jep mundësinë shqiptarëve të zgjedhin lirisht dhe të shohin të numëruar ndershmërisht votën e tyre”, - është shprehur Rama.
24 Qershor 2010