Socialistët nuk do ti votojnë sot në seancë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit
Grupi i PS-së, propozimet e maxhorancës bien në kundërshtim me praktikat e një parlamenti demokratik. PS, miratimi i propozimeve do të cenonte pavarësinë e institucioneve kushtetuese
Eneida Jaçaj
Socialistët janë të vendosur të mos votojnë sot në Kuvend ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, të propozuara nga maxhoranca. Vendimi u mor dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes socialistët
diskutuan edhe mbi krizën politike, institucionale e ekonomike që ka krijuar qëndrimi bllokues e intransigjent i maxhorancës, si dhe refuzimin nga ana e kësaj maxhorance të një angazhimi serioz për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale dhe të qëndrueshme që do të ndihmonte kapërcimin e situatës së vështirë në të cilën ndodhet sot vendi.
Qëndrimi
Përsa i përket ndryshimit të Rregullores së Kuvendit për votimin e hapur të dekreteve presidenciale për kandidatët për anëtarë në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Grupi socialist vlerëson se ndryshimet e propozuara në mënyrë të njëanshme nga ana e maxhorancës janë në kundërshtim me praktikat e funksionimit të një parlamenti demokratik europian. Sipas socialistëve, miratimi i njëanshëm nga ana e maxhorancës i ndryshimeve të propozuara do të prodhojë pa më të voglin dyshim thellimin e mëtejshëm të krizës politike dhe do të cenojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pavarësinë e institucioneve kushtetuese të vendit.
Drafti
Maxhoranca ka paraqitur draftin për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, i cili ka hasur në kundërshtinë e opozitës. Sipas PS-së, ky draft synon kontrollin politik të deputetëve dhe ndikimin në përzgjedhjen e emrave të dy gjykatave të rëndësishme. Projektvendimi i paraqitur nga maxhoranca ka për synim paraqitjen e dy amendamenteve, të cilat synojnë të përmirësojnë veprimtarinë e Kuvendit në një prej funksioneve më të rëndësishme të tij, atë të marrëdhënies së Kuvendit me dekretet e Presidentit të Republikës, ndërmjet të tjerave edhe me dhënien e pëlqimit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Ndryshimi i parë parashikon që dekretet e Presidentit të Republikës të votohen në formën e votimit të hapur. “Nëse për çështjen e ministrave bëhet votim i hapur, nuk ka arsye që për rastet e dekreteve të Presidentit për kandidatët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese të ndiqet një formë tjetër votimi. Votimi i hapur gjithashtu sjell dhe një efekt në lidhje me transparencën e procesit dhe gjithashtu siguron që publiku të njohë shprehjen e vullnetit politik të Kuvendit në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke, sikundër një raport i tillë është vendosur për përbërjen e Këshillit të Ministrave ose për ministrat”, - shkruhet në relacionin që i bashkëlidhet projekt-propozimit të PD-së. “Amendamenti i dytë ka si synim të reflektojë një mangësi praktike të evidentuar, ku koha në dispozicion e Komisionit për Çështjet Ligjore të jetë më e gjerë për të mundësuar një seancë dëgjimore më të plotë dhe më cilësore”, - thuhet ne relacion.
Xhaçka: “Eurostat-i tregoi gjendjen reale të ekonomisë së vendit”
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, e shqetësuar për krizën ekonomike, deklaroi dje se Eurostat-i ka hedhur poshtë pretendimet e maxhorancës për rritje të nivelit ekonomik në vend. Deputetja socialiste tha se raportet e Eurostat-it tregojnë se Shqipëria po i rrit tepër ngadalë të ardhurat për frymë në krahasim me vendet e tjera fqinje, të cilat kanë kaluar krizën ekonomike. “Sot, çdo vend në rajon, i cili ka kaluar krizë ekonomike, por që nuk drejtohet nga Sali Berisha, është më i begatë e të ardhurat e banorëve të tij rriten më shpejt se në Shqipërinë e mrekullive ekonomike. Përfundimi që mund të nxirret nga ky ekuacion i thjeshtë është shumë i qartë: Sali Berisha e Ridvan Bode janë më të dëmshëm për ekonominë e këtij vendi, sesa ka qenë kriza ekonomike për të gjitha vendet e tjera”, - u shpreh Xhaçka. Deputetja i bëri të qartë qeverisë se sipas të dhënave të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë ne kemi ende shumë rrugë për të bërë për të kapur fqinjët tanë. “Këto raporte të ekspertëve ndërkombëtarë dëshmojnë për një realitet të hidhur. Na tregojnë se gjatë viteve të fundit ndarja e shpërndarja e pasurisë së prodhuar në këto vite është shumë e pabarabartë, ku shumica e shqiptarëve që prodhojnë këtë pasuri nuk kanë akses në të, ndërsa ata pak të privilegjuar të oborrit të pushtetit marrin shumicën e përfitimeve jo nga puna e djersa e tyre, por nga lidhjet klienteliste që kanë krijuar me një pushtet të kapur nga mashtrimi politik e ekonomik. Shqipëria e mrekullisë ekonomike, e shkopit magjik të Sali Berishës, është e njëjta Shqipëri që sipas Eurostat-it ka mbetur në fund listës”, - u shpreh Xaçka.
24 Qershor 2010