Rama: “Kriza politike ka prekur të gjitha funksionet e demokracisë”
Kryesocialisti: “Ndjehemi të shqetësuar për errësirën e shifrave reale të ekonomisë”
Eneida Jaçaj
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dje, gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Internacionales Socialiste në Nju Jork, e vuri theksin te kriza politike në vend. Lideri i opozitës theksoi se Shqipëria po përballet me një krizë aspak të thjeshtë politike, e cila i ka rrënjët në zgjedhjet e shkuara, por, nga ana tjetër, tha Rama, është vetëm maja e ajsbergut të një krize që ka prekur funksionet e demokracisë, ka politizuar e paralizuar Drejtësinë, ka hyrë në ekonominë e të dhënave e shifrave të gënjeshtërta. Ndërkaq, Rama falënderoi presidentin e Internacionales, njëkohësisht edhe kryeministër i Greqisë, Jorgos Papandreu, për iniciativën e tij në integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Europian brenda vitit 2014. Këshilli i Internacionales Socialiste, i cili u mbajt në Nju Jork, i zhvilloi punimet e tij në datat 21-22 qershor. Në këtë forum të lartë të socialistëve e progresistëve nga mbarë bota, Partia Socialiste përfaqësohej nga një delegacion i nivelit të lartë të kryesuar nga kryetari Edi Rama.
Rama
Kryesocialisti theksoi se e majta progresive është forca e duhur për t’u përballur me sfidën e madhe të integrimit, si sfidë e demokratizimit dhe modernizimit të shtetit e shoqërisë në hapësirën e këtij rajoni. “E vërteta tregon se një sistem kushtetues europian, me zgjedhje të standardeve normale për Europën demokratike, me drejtësi të pavarur e media të lirë, me parlament e qeveri transparente, të drejta pronësore të garantuara dhe kapacitete administrative profesionale e të çliruara prej përkatësisë politike, është një sfidë e hapur, por gjer më tash larg së qeni e fituar në funksion të projektit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, - u shpreh Rama. Më tej Rama ka shprehur shqetësimin edhe për krizën ekonomike në vend, për të cilën qeveria nuk bën transparencë mbi shifrat ekonomike. “S’mund t’jua fsheh se ne ndërkohë ndjehemi tejet të shqetësuar për atë çka mbahet mbyllur në errësirën e mungesës së informacionit nga qeveria shqiptare lidhur me gjendjen reale të ekonomisë së vendit tonë, e cila ka dhënë shenja të qarta, alarmante, rënieje, ndërkohë që shqiptarëve u thuhet e kundërta dhe u fshihet kokëfortësish e vërteta”, - tha Rama.
Falënderimi
Lideri i opozitës ka falënderuar presidentin e Internacionales, njëkohësisht kryeministër i Greqisë, Jorgos Papandreu, për vullnetin e tij ndaj integrimit të rajonit në BE. “Ne mbështesim me të gjithë forcën tonë vizionin e presidentit të Internacionales e kryeministrit të Greqisë, mikut e shokut tonë të shtrenjtë, Jorgos Papandreu, për integrimin e plotë të këtij rajoni në Bashkimin Europian brenda vitit 2014. Ky është një vizion që lind nga një kuptim i thellë i këtyre territoreve të trazuara gjatë deri vonë nga luftëra, konflikte e mosmarrëveshje që lidhen, përpos të tjerash, me të jetuarit brenda e jashtë Europës, me të qenit europianë jashtë mureve të shtëpisë së përbashkët europiane, me të gjendurit pa të tashme mes një të shkuare që nuk ikën e një të ardhmeje që nuk vjen”, - theksoi Rama.
Më tej Rama ka shprehur shqetësimin ndaj fqinjëve grekë, të cilët po përballen me një situatë tejet të vështirë ekonomike. “Ne i shohim me shqetësim të madh vështirësitë e popullit vëlla grek në situatën e sotme ekonomike dhe e admirojmë kryeministrin e Greqisë e qeverinë e tij për kurajën mbresëlënëse me të cilën po e përballojnë krizën e rëndë”, - tha Rama.
24 Qershor 2010