Demokratët e bazojnë fushatën elektorale te përurimet në rrethe
Berisha vazhdon turin e “prerjes së shiritave”. Përuron Porto Romanon dhe TEC-in në Fier
Eljona Ballhysa
Partia Demokratike e ka nisur fushatën zgjedhore me prerje shiritash të investimeve publike në rrethe të ndryshme të vendit. Duket se kjo është strategjia që po ndjek partia që ka pasur pushtetin qeverisës për katër vitet e kaluara. Demokratët shpresojnë se nëpërmjet përurimit të veprave të ndryshme publike, të cilat janë investuar nga qeveria duke përdorur taksat e qytetarëve shqiptarë, do të marrin më shumë vota nga qytetarët. Ndaj në çdo takim apo miting elektoral, kryetari i PD-së, por edhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie, më shumë sesa po bëjnë publike programin politik, po presin shirita përurimesh kudo ku shkojnë.
Përurimet
Edhe gjatë ditës së djeshme kryeministri Berisha ka marrë pjesë në përurimin e portit të lëndëve djegëse në Porto-Romano, në Durrës. Porti, megjithëse është një investim tërësish i biznesit shqiptar, me vlerë 50 milionë euro, është përuruar dje nga kryeministri Berisha. Kjo vepër është cilësuar si një arritje e qeverisë që drejtohet nga PD-ja. Kryeministri Berisha e konsideroi ndërtimin e portit në Porto Romano një pikë fillimi për shndërrimin e kësaj zone në një nga nyjat energjetike më të rëndësishme dhe më të fuqishme të rajonit. Kryeministri Berisha tha se ndërtimi i këtij porti është një tjetër dëshmi e mjedisit shumë të favorshëm për investimet në vend, duke theksuar se ky katërvjeçar mbyllet me një bilanc të paparashikuar për investimet e huaja dhe në katër vitet që vijnë ato do të jenë mbi 8 miliardë euro. Ndërsa në mbrëmje, kreu i qeverisë, gjatë vizitës në qytetin e Fierit, preu shiritin e TEC-it të ndërtuar në këtë qytet. Më pas mbajti një miting ku kërkoi votën e qytetarëve fierakë duke premtuar rritjen e investimeve gjatë mandatit të dytë qeverisës. Vetëm një ditë më parë kryeministri Berisha përuroi ndërtimin e terminalit të depozitimit të karburanteve, i ndërtuar nga Petrolifiera Italo-Albaneze në Pyllin e Sodës, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro. Edhe ky është një tjetër investim i kompanive të huaja që përurohet nga qeveria dhe që cilësohet si arritje e qeverisë dhe përdoret për thithjen e votave në kohë fushate elektorale. Ndërsa disa ditë më parë përurimi më i bujshëm i kryeministrit Berisha dhe i qeverisë shqiptare ishte pikërisht përurimi i hapjes së një prej tuneleve të Kalimashit, në rrugën Durrës-Kukës. Ky përurim u kthye në një miting madhështor në të cilin valëviteshin më shumë se flamujt kombëtarë, flamujt me siglën e Partisë Demokratike. Në të gjithë retorikën politikë të përfaqësuesve të PD-së që nga fillimi i fushatës elektorale rruga Durrës-Kukës cilësohet si një arritje e madhe e PD-së.
Vizitat
Por ajo që bie më shumë në sy, duke përjashtuar përurimet e objekteve kryesore, është prerja e shiritave të objekteve me vlera lokale. Kryeministri Berisha në çdo komunë të vendit ka prerë shirita për ndërtimin e rrugëve rurale apo për ndërtimin e ndonjë ujësjellësi në fshat. Duket se pikërisht politika e prerjes së shiritave po mbizotëron fushatën elektorale të PD-së. Demokratët po bëjnë më shumë përurime sesa po prezantojnë një program të qartë politik gjatë kësaj fushate elektorale. Pritet që edhe në takimet e ardhshme të kryeministrit Berisha të jenë parashikuar ceremoni përuruese të objekteve të ndryshme.
5 Qershor 2009