Komisioni i Helsinkit: Kartat, qeveria po u vë një barrë të padrejtë shqiptarëve
Komisioni Amerikan i Helsinkit zhvillon një seancë për zgjedhjet e 28 qershorit. Kartat e identitetit rrezikojnë procesin. Shtohen përgjegjësitë për Tiranën zyrtare
Albert Gjoka
UASHINGTON – “Qeveria po u vendos një barrë të padrejtë shqiptarëve”. Kështu e kanë konsideruar panelistët e ftuar të Komisionit Amerikan të Helsinkit torturën që po hasin qytetarët për t’u pajisur me karta identiteti, në mënyrë të që votojnë për zgjedhjet e 28 qershorit. Ky alarm është dhënë në seancën dëgjimore që u zhvillua dje, me praninë e disa ekspertëve që e njohin mjedisin politik në Shqipëri. Ky komision përcolli me shqetësim faktin se në Shqipëri nuk janë zhvilluar kurrë zgjedhje të lira e të ndershme, brenda standardeve demokratike. Në këtë takim morën pjesë njohës të mirë të çështjeve shqiptare, mes të cilëve Eliot Engel, një ekspert për çështjet shqiptare në Kongresin Amerikan, Robert Benxhamin nga Instituti Demokratik Amerikan për Europën Lindore e Qendrore, Elez Biberaj, drejtor i Divizionit për Euro-Azinë në Zërin e Amerikës etj.
“Të gjithë pjesëmarrësit ishin në një mendje, se këto zgjedhje janë sfidë për Shqipërinë, tani që vendi është anëtarësuar në NATO, por edhe për integrimin në BE”. Ndërkaq, Ambasada jonë në Uashington paraqiti në këtë seancë një deklaratë të detajuar, ku jepeshin informacione që nga marrëveshja dypalëshe mes PS-së dhe PD-së e deri te pajisja e qytetarëve me karta identiteti.
Seanca
Bashkëkryetarja e Komisionit të Helsinkit, zonja Hastings, tha se ekziston një shqetësim se këto zgjedhje nuk do të zhvillohen sipas standardeve të OSBE-së”. Ajo shtoi se “Komisioni i Helsinkit ka qenë në kontakt me Ambasadën amerikane në Shqipëri, e cila na ka informuar për ecurinë e çështjeve”. Sipas saj, e para mes gjithë këtyre problemeve duket të jetë çështja e identifikimit të votuesve dhe një numër i madh tyre që nuk kanë pasaportë dhe nuk kanë marrë kartat e reja të identitetit, nuk do të jenë në gjendje të votojnë”. Më pas prezantuan situatën edhe panelistët. Gazetari i njohur, Elez Biberaj, tha se tani që Shqipëria është në NATO, vendi duhet të matet me standarde më të larta se më parë. Nëse nuk do ketë edhe këtë herë zgjedhje brenda standardeve, atëherë kjo do të kishte një ndikim të thellë në stabilitetin politik të vendit, do të zmbrapste arritjet politike dhe ekonomike të deritanishme, do të pakësonte mbështetjen për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni, dhe do të shtynte pafundësisht anëtarësimin në BE të Shqipërisë.
Ndërkohë, Robert Benxhamin tha se procesi i kartave po shfrytëzohet për qëllime partiake dhe fakti që qytetarët duhet të shkojnë më shumë se një herë për kartat tregon se po u vendoset një barrë e padrejtë për të ushtruar një të drejtë bazë, si e drejta e votimit. Ai u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të marrin masat e duhura për të lehtësuar këtë barrë.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin të një mendimi, se Shqipëria me këto zgjedhje ka një shans për të demonstruar përparimin e bërë. Komisioni Amerikan i Helsinkit është një agjenci e pavarur qeveritare, që vëzhgon angazhimet e vendeve të botës ndaj OSBE-së. Kjo organizatë prestigjioze ka 8 anëtare nga Dhoma e Përfaqësuesve, 8 nga Senati, por edhe anëtare nga Departamenti i Shtetit të Mbrojtjes, Tregtisë dhe analistë.
Raporti i Sallabandës
Ambasada Shqiptare në Uashington ka paraqitur një informacion të detajuar për procesin, duke përcjellë edhe angazhimin e qeverisë shqiptare për një proces të ndershëm dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Sipas deklaratës së lexuar në këtë takim, qeveria ka ftuar vëzhguesit e huaj për të ndjekur procesin. Po ashtu, përfaqësuesi diplomatik ka bërë një prezantim që nga realizimi i marrëveshjes mes PD-së dhe PS-së, miratimi i Kodit Zgjedhor, infrastruktura dhe deri te pajisja e shtetasve shqiptarë me karta. Sipas deklaratës, rreth 700 mijë veta nuk kanë pasaporta dhe rreth 450 mijë prej tyre kanë aplikuar për të marrë kartë identiteti. Ndërkaq, të dhënat zyrtare flasin se 150 mijë shqiptarë janë në emigracion. Këto të dhëna të paraqitura dje në seancë i përkasin periudhës deri më 1 qershor.
SHBA-të dhe zgjedhjet
Shtetet e Bashkuara janë treguar të interesuara në mënyrë të vazhdueshme që këto zgjedhje të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare. Dy ditë më parë, zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, Stiven Kristina, ishte në qytetin e Shkodrës për të parë procesin e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit.
Po ashtu, qeveria amerikane po mbështet shoqërinë civile dhe institucionet që merren me procesin e monitorimit të zgjedhjeve. Konkretisht, dy ditë më parë u publikua monitorimi i procesit të prodhimit dhe shpërndarjes së kartave nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, projekt ky i financuar nga qeveria e SHBA-ve. Në këtë monitorim dolën në pah shumë probleme në lidhje me këtë proces dhe u theksua fakti se do të jetë shumë e vështirë që shqiptarët t’i marrin dokumentet e identitetit deri më 28 qershor. Madje EMA kërkoi nga faktorët politikë që të gjejnë një zgjidhje ligjore në një situatë të tillë.
PANELISTËT
Kongresisti Eliot Engëll, bashkëkryetar i Lobit për Çështjet Shqiptare, i njohur si mbështetës i çështjes shqiptare, sidomos çështjes së Kosovës
Elez Biberaj, drejtor i Divizionit të Euro-Azisë pranë Zërit të Amerikës, me origjinë nga Shqipëria. Ai është autor i një libri për tranzicionin në Shqipëri
Jonas Rolet, drejtoreshë Rajonale për Europën Juglindore pranë Institutit të Shoqërisë së Hapur, pjesë e rrjetit të fondacionit “Soros”, i cili ka degë edhe në vendin tonë
Robert Benjamin, drejtor Rajonal për Europën Qendrore dhe Lindore në Institutin Demokratik Kombëtar. NDI ka realizuar disa projekte të karakterit politik këtu
5 Qershor 2009