E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu prezanton kandidatin e PLL-së në Burrel



Në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e 28 qershorit, kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, prezantoi në qytetin e Burrelit kandidatin Besnik Murati, i cili është njëkohësisht sekretar Organizativ i PLL-së. Prezantimi i tij u prit me brohoritje të shumta dhe ovacione te gjata në një atmosferë festive dhe elektrizuese të banorëve të Matit, të cilët si rrallë ndonjëherë tjetër kishin mbushur plot e përplot sallën e Pallatit të Kulturës, e cila ishte zbukuruar në mënyrë festive. Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, tha se në zgjedhjet e 28 qershorit rrethi i Matit dhe qarku i Dibrës do të përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë edhe me deputet të PLL-së dhe janë të gjitha mundësitë që ky të jetë z. Besnik Murati, i cili është jo vetëm një përfaqësues i denjë i elektoratit të zonës, por edhe një pushtetar i suksesshëm dhe politikan i kultivuar.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›