E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin kontrollet ndaj shitjes së produkteve të mishit dhe bulmetrave

08/12/2008  ASHR, inspektime në të gjitha tregjet e kryeqytetit

Mosplotësimi i kushteve higjenosanitar për tregtimin e produkteve të mishit apo bulmetrave është bërë shkak për vendosjen e masave të shumta ndëshkuese nga inspektorët e higjienës kundrejt subjekteve të ndryshme. Megjithatë, situata mbetet problematike gjatë kësaj periudhe, teksa po afron dhe sezoni i festave, ku shtohet dhe konsumi i këtyre produkteve e veçanërisht i mishit dhe bulmetrave. Përkundrejt këtij fakti shumë prej subjekteve tregtare, nuk i plotësojnë kushtet e duhura hijeno-sanitare të shitjes, duke ekspozuar konsumatorët ndaj një sërë sëmundjes infektive, ku më problematiket mbeten ato me prejardhje shtazore. Për të shmangur krijimin e ndonjë situate rriskuese në prag të festave, Autoriteti Rajonal Shëndetësor, ka shpërndarë dhe plani përkatës në lidhje me kontrollet që do të ushtrohen në tregjet ushqimore me shumicë dhe pakicë në të gjithë kryeqytetin. Përveç inspektimeve të pajisjes me lejet hijeno-sanitare dhe librezat e shëndetit është menduar që monitorimi i tregtimit të këtyre produkteve të bëhet dhe gjatë ditëve të pushimit, dhe veçanërisht gjatë festave. Kjo për të shmangur shitje e produkteve të rrezikshme që mund të shërbejnë negativisht në helmimin e popullatës si pasojë e tejkalimit të afateve të përdorimit po të qëndrimit të tyre në ambiente të ndotura. Në shumë raste sipas drejtuesve të këtij institucioni kontrollet kryhen edhe në bashkëpunim me Inspektoratin Veterinar të Bashkisë Tiranë, për dyqanet e produkteve të mishit dhe bulmetit. Inspektimi i kushteve në të cilat tregtohen këto të fundit, kryhet në mënyrë të vazhdueshme, dhe nga evidencat e bëra publike prej kontrolleve, rezulton se deri në muajin tetor, të këtij viti, shumë subjekte jo vetëm që janë ndëshkuar me gjobë, por ka pasur dhe raste të mbylljes së aktiviteteve dhe raste të tjera të shumta të lënies së afateve për përmirësim të kushteve deri në një inspektim të dytë, dhe nëse këto nuk rregulloheshin atëherë do të procedohet me mbylljen e aktivitetit. Konkretisht në saj të kontrolleve të bëra janë në këtë hark kohor janë vendosur nga inspektorët e Higjienës -Ushqimore, pesë masa gjobe në kryeqytet në pikat e pikat e tregtimit të mishit dhe të bulmetit. Gjithashtu janë penalizuar me mbyllje provizore edhe gjashtë subjekte të tjera, pasi nuk plotësonin standardet e duhura të sigurisë ushqimore për produktet që tregtonin, për të cilat janë vënë re mungesa të shumta. Njëkohësisht janë mbajtur edhe 220 proces-verbale, ku janë lënë detyra dhe afate konkrete për subjekte të caktuara në lidhje me mangësitë higjieno-sanitare, që kanë rezultuar në kontrollet e kryera. Zonat problematike në lidhje e plotësimin e këtyre kritereve janë paraqitur tregu te Pazari i ri, tregu i Stacionit të Trenit, ai te ish-uzina Dinamo, në rrugën ‘Artan Lenja’, si dhe në Qytetin e Nxënësve. Për të gjitha këto raste janë marrë dhe masat penalizuese. Megjithatë gjatë kësaj periudhe festive inspektimet do të jenë dhe më të shpeshta, pasi shtohet dhe niveli i konsumit. Ajo çfarë paraqitet problematike, janë shitësit ambulantë nëpër rrugë, të cilët jo vetëm që janë të papajisur me librezat shëndetësore apo lejet –higjenoanitare, por tregtojnë në kushte rruge produkte të cilat janë tepër të rrezikshme. Kundrejt këtyre, specialistët pohojnë se është e vështirë që të ndëshkohen pasi janë informalë, por këshillojnë konsumatorët që të mos blejnë produkte pranë tyre pasi janë të kontaminuar ndaj sëmundjeve të ndryshme që kanë prejardhje prej kafshëve. Për të cilat është deklaruar dhe nga Instituti i Shëndetit Publik, që duhet treguar kujdes i veçantë gjatë konsumimit të tyre. P. Kola

Inspektimi

Situata mbetet problematike gjatë kësaj periudhe, teksa po afron dhe sezoni i festave, ku shtohet dhe konsumi i këtyre produkteve e veçanërisht i mishit dhe bulmetrave. Përkundrejt këtij fakti shumë prej subjekteve tregtare, nuk i plotësojnë kushtet e duhura hijeno-sanitare të shitjes, duke ekspozuar konsumatorët ndaj një sërë sëmundjes infektive, ku më problematiket mbeten ato me prejardhje shtazore, që mund të kanosin dhe epidemi në popullatë.

Inspektorët e Higjienës -Ushqimore, kanë vendosur deri në tetor të këtij viti pesë masa gjobe në kryeqytet në pikat e pikat e tregtimit të mishit dhe të bulmetit, si dhe janë penalizuar me mbyllje provizore edhe gjashtë subjekte të tjera për të cilat janë vënë re mungesa të shumta. Njëkohësisht janë mbajtur edhe 220 proces-verbale, ku janë lënë detyra dhe afate konkrete për subjekte të caktuara në lidhje me mangësitë e gjetura gjatë inspektimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›