E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Protesta kunder marreveshjes PD-PS

Levizja Socialiste per Integrim leshoi dje nje tjeter paralajmerim per dy forcat kryesore ne vend. Keshtu, sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, duke bere me dije lidhur me qendrimin me te fundit te ardhur nga kjo parti, paralajmeroi protesta masive ne te gjithe vendin per te kundershtuar paktin PS-PD per reformen zgjedhore. Ne kete menyre, ne vijim te akuzave te forta te kryetarit Ilir Meta, dy dite me pare ne konventen kombetare, LSI vijon ne po te njejten linje, duke u bere iniciatore e protestave per here te pare kundershtuese ndaj politikes se ndjekur nga dy forcat e medha. Por, duke u ndalur konkretisht ne pozicionimin zyrtar te PS-se perballe paketes se PD-se per ndryshimet kushtetuese, Vasili u shpreh gjate nje komunikimi me mediat se "per ne nuk eshte ngjarje e re, eshte vazhdim i shkaterrimit te Kushtetutes dhe te zgjedhjeve ne vendin tone. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese nga PS-PD eshte faqe tjeter e medaljes se kodit te Gerdecit". Sipas tij, linja e komunikimit tani e tutje do te jete ajo ne sheshe apo edhe ne takime ne salla. Nderkohe, LSI duket qartazi se do te perkrahet ne iniciativen e saj kundershtuese ne parlament dhe protesta masive nga dy ish-aleatet e tjere te Partise Socialiste, Aleanca Demokratike dhe Demokracia Sociale. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›