Gjermania, Kiesewetter: Të hetohen veprimet e policisë më 21 Janar
BERLIN-Gjermania e sheh gjendjen në Shqipëri me shumë shqetësim. Çdo përdorim dhune të ndalet, thotë kristiandemokrati Roderich Kiesewetter, anëtar i komisionit të Bundestagut për politikë të jashtme, evropiane dhe sigurisë.
Në një intervistë për Deutcshe Welle, i pyetur sesi e vlerëson Partia Demokristiane (CDU) si dhe parlamenti gjerman gjendjen aktuale në Shqipëri, Kiesewetter shprehet se Gjermania shpreson se gjendja është shqetësuese dhe se shpresohet nga ky vend që të ketë pajtim. Kieseëetter kërkoi që të hetohen ngjarjet e 21 Janarit, e sidomos veprimet e policisë.
“Ne e shohim gjendjen në Shqipëri me shqetësimin më të madh, edhe për arsye të njohjes sime personale me gjendjen. Unë vetë isha si drejtues delegacioni në shtator në vend, u takova edhe me kryeministrin Berisha, fola edhe me zotin Rama, fola me kryetaren e parlamentit. Ne shpresojmë që të ketë shumë shpejt të ketë një proces shoqëror civil në pajtim. Jemi shumë të tronditur dhe shpresojmë që çdo përdorim dhune të ndalet dhe para së gjithash veprimet e policisë, pa marë parasysh rangun, të hetohen intensivisht dhe personat përgjegjës, të mbajnë përgjegjësi”.
Lidhur me qëndrimin gjerman ndaj refuzimit të qeverisë shqiptare dhe policisë për të ndaluar anëtarë të gardës së republikës, siç kërkohet prej prokurorisë, Kiesewetter tha se një shtet që dëshiron anëtarësim në BE, duhet të veprojë sipas ligjit.
“Fillimisht dua të them, se Shqipëria duhet ta zgjidhë vetë këtë problem të politikës së brendshme. Për këtë arsye nuk më duket me vend të jap këshilla nga jashtë vendit, por një shtet, që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet të zotërojë sjellje në trajtimin brenda vendit, që përputhen me shtetin ligjor dhe ne iu bëjmë thirrje të gjithë personave përgjegjës, që parimet e BE-së për shtetin ligjor të respektohen”.
Anëtar i komisionit të Bundestagut për politikë të jashtme, evropiane dhe sigurisë në intervistën për DW theksoi se para se liderët të mbledhin popullin në manifestime e mitingje, të jenë ata në fillim që të mundohen të dialogojnë dhe të arrijnë një zgjidhje mes tyre.
“Mendoj, që populli shqiptar e di mjaft mirë se çfarë ka rëndësi dhe në rast se ky proces rrjedh në frymë pajtimi, atëherë ne vetëm sa mund ta përshëndesim; por përpara sesa populli të mblidhet në rrugë dhe sheshe e konsideroj absolutisht të rëndësishme, që qeveria dhe opozita pas dyersh të mbyllura të kërkojnë dialogun dhe që tema si çështja e zgjedhjeve të vitit 2009, çështja e sjelljes së parlamentit, aftësia e parlamentit për të funksionuar, çështje të shtetit ligjor, të drejtësisë, korrupsionit të trajtohen dhe që të arrihet një zgjidhje mirëkuptimi në politikën e brendshme. Ne e konsiderojmë absolutisht të rëndësishme, që Shqipëria t'i zgjidhë vetë këto probleme, edhe për të treguar, se është në gjendje që si kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të trajtojë vështirësitë e brendshme”.
Kiesewetter theksois e Gjermanida do të ndihmonte Shqipërinë në rast se i kërkohej ndihmë, por me kusht që politika shqiptare të arrijë pajtimin dhe që drejtësia të ndëshkojë këdo që shkel ligjin.
“Jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse është e nevojshme, por është vendimtare, që shoqëria civile shqiptare, politika shqiptare të mbërrijë në një proces pajtimi, që të mbizotërojë mungesa e dhunës, që të hiqet dorë nga dhuna dhe që populli të dallojë në çështjen e shtetit ligjor, se qeveria dhe drejtësia ndëshkojnë pa lëshuar pe shkeljet e ligjit, pa marë parasysh se kush i ka urdhëruar ato dhe kush i ka zbatuar ato. Nuk mund ta tolerojmë në Evropë, që shteti ligjor të mos ketë më vend”, theksoi Anëtar i komisionit të Bundestagut për politikë të jashtme, evropiane dhe sigurisë në intervistën për Deutsche Welle.