Demontimi i armeve Imami U asgjesuan 45 mije ton

Ministria e Mbrojtjes, brenda dy viteve të fundit ka asgjësuar rreth 45 mijë tonë municione të trashëguara nga koha e komunizmit. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në konferencën “për shkatërrimin e municioneve dhe Armatimit të trashëguar nga koha e komunizmit” theksoi se janë reduktuar 12 depo municioni, të cilat janë konsideruar prioritet për shkak të vendndodhjes së tyre pranë qendrave të banuara.
"Nga shtatori i 2009 deri në fund të shtatorit 2011 FA kanë demilitarizuar, shkatërruar, evaduargati gati 45 mijë ton municione të tepërta. Në fakt, deri në mesin e vitit 2013 ne kemi për të bërë dhe 45 mijë të tjera. Por ne sot kemi përvojën, se si do të mund ta arrijmë këtë", tha Arben Imami, ministër i Mbrojtjes.
Shkatërrimi i armëve të prodhuara para viteve 90, konsiderohet nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë si prioritet për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit. Ambasadori Arvizu tha se Amerika ka kontribuar në shumën e 85 milionë dollarëve për shkatërrimin e armëve në Shqipëri. Ai kërkoi që të ardhurat nga skarpi i shkatërrimit të municioneve të kalojnë në buxhetin e ministrisë së financave.
"Regjimi komunist mblodhi armë për një armik që nuk ekzistonte. Shqipëria sot është një vend kycc dhe kontribues për stabilitetin rajonal. Një prej gjërave që po përpiqemi të bëjmë është të inkurajojmë besimin rajonal. Sa më shumë të bëjmë për të pakësuar tepricat e armëve, aq më pak do të jenë ato në duart e kriminelëve dhe terroristëve", tha Aleksandër Arvizu, Ambasador i SHBA në Shqipëri.
Referuar statistikave nga ministria e mbrojtjes, një sipërfaqe prej 15 milionë m2 në verilindje të Shqipërisë u identifikua gjatë konfliktit të Kosovës në vitin 1999 si zonë e ndotur nga mina dhe municione thërmuese. Që nga viti 1999 kanë ndodhur 210 aksidente me mina, 34 persona janë vrarë dhe 238 janë plagosur në zonat e kontaminuara. Aktualisht, Shqipëria ka kryer me sukse operacionet e ccminimit në nëntor të 2009 duke përmbushur objektivin e saj kryesor për një Shqipëri të pastër nga minat dhe municionet.
Erjon Ajazi