Kontrabanda e drurit. Aksion ne Tirane gjoba subjekteve
Me afrimin e dimrit, Ministria e Mjedisit shton kontrollet kundër kontrabandës së drurit. Kësaj radhe inspektime janë kryer në subjektet që tregëtojnë lëndë drusore në Tiranë. Disa subjekte të licensuara që kanë kanë shkelur ligjin duke prerë pemë për përfitimet e tyre personale, janë bllokuar, ndërsa disa të tjera janë penalizuar me gjoba; vlera e të cilave shkon në 80 mijë lekë.
"Kemi kontrolluar deri në këto momente, 22 subjekte, ndër to katër i kemi me gjoba, 80 mijë lekë të reja, për arsye të materialit drusor, një sasi që ishte e padokumentuar dhe sekuestrimin e tyre. Në këtë vazhdë do vazhdohet në të gjithë qarkun e Tiranës. Këto janë të gjitha me leje transporti dhe subjekte të licensuara. Ata mund të abuzojnë me një mjet që mund të ketë sasi dhe kjo sasi bllokohet dhe merret masa e gjobës", thotë Bibe Dodaj, kryeinspektor në policinë pyjore.
Aksionet nuk do të shtrihen vetëm në pikat ku tregëtohet lëndë drusore, por edhe në parcelat me dru të mbjellë, apo në masivet pyjore. Deri tani janë cuar për ndjekje penale katër persona, të cilat megjithëse janë gjobitur njëherë, janë konstatuar se vijojnë shitjen e drurit kontrabandë. Më problematike për Qarkun e Tiranës, sipas inspektorëve të Policisë Pyjore, është zona e Bizës, ku është bllokuar edhe një masiv i konsiderueshëm me trupa druri.
Edlira Sulejmani