Demontimi nga MEICO, me dëm ekonomik në arkën e shtetit
• Hetimet e Prokurorisë zbulojnë se ndërmarrja MEICO, e cila dyshohet për abuzime në rastin e Gërdecit, ka qenë struktura e vetme në Ministrinë e Mbrojtjes e aktivizuar me demontimin e municioneve luftarake.
Trazhgim Sokolaj
MEICO dyshohet se është bërë shkak që subjekte të caktuara private të vonojnë, ose të mos bëjnë fare pagesat dhe likuidimet e duhura për shërbimet që merrnin nga ushtria shqiptare. Sipas akuzës, një shembull i tillë është ai i Gërdecit, ku ushtria me karburantin e mjetet e saj transportonte municione për llogari të fabrikës së Mihal Delijorgjit, i cili nuk paguante asnjë qindarkë për këtë shërbim. Referuar këtij fakti, Prokuroria po heton edhe çmimin me të cilin fishekët e predhat i janë shitur firmës “Alba Demil” të Mihal Delijorgjit, pasi dyshohet se ato kanë qenë nën vlerën reale, duke i shkaktuar dëm ekonomik shtetit. “Dokumentet e sekuestruara në Ministrinë e Mbrojtjes dhe zyrat e ndërmarrjes MEICO, provojnë se nga janari i vitit 2004 deri në 8-mujorin e parë të vitit 2007, ndërmarrja MEICO ka kontrolluar dhe realizuar demontimin e të gjitha municioneve të nxjerra jashtë përdorimit nga ushtria shqiptare”, thanë dje burimet nga Prokuroria, që po hetojnë abuzimet e ndërmarrjes shtetërore në Gërdec. Sipas burimeve nga institucioni i hetimit, edhe nëse nuk do të kishte ndodhur tragjedia e Gërdecit, akuza më e rëndë deri tani në adresë të MEICO, kjo ndërmarrje dhe ish-drejtuesi i saj janë në pozita për t’u hetuar për shkak të dëmit ekonomik dhe abuzimeve të tjera. Prokuroria tha se që nga fillimi i vitit 2004, kur MEICO mori nën kontroll procesin e demontimit të municioneve të dala jashtë përdorimit, ndërmarrja shtetërore e import-eksportit të armëve dhe municioneve ka operuar kryesisht me subjekte private. “Edhe në ndonjë rast kur MEICO ka vendosur që çmontimi i municioneve për skrap të bëhej në reparte apo kombinate të ushtrisë, janë vënë re probleme financiare. Dokumentet tregojnë se, repartet apo kombinatet e ushtrisë nuk janë likuiduar për procesin e çmontimit që kanë kryer. Për këtë, MEICO justifikohej duke pretenduar se ato ishin subjekte shtetërore”, thanë burimet e akuzës. Ato u shprehën se nga verifikimet që kanë bërë deri më tani, kanë zbuluar elementë të dëmit ekonomik të shkaktuar shtetit. “Një vendim Qeverie, i cili për shkak se është cilësuar rezultativ është shtyrë në kohë, caktonte se municionet e ushtrisë të klasifikuara si stok në vendin tonë, mund të mos asgjësoheshin. Vendimi i qeverisë parashikonte importimin ligjor të tyre në mënyrë që me paratë e fituara prej kësaj shitjeje, ushtria të pajisej me mjete të kohës”, thanë burimet nga Prokuroria. Sipas tyre, shitja e stoqeve të ushtrisë, shpeshherë nën vlerën e tyre reale nga ndërmarrja MEICO, që caktonte çmimet është bërë shkak që ushtria të blinte shumë më pak mjete se vlera e stoqeve të nxjerra nga përdorimi, ose në disa raste mjetet e planifikuara të mos bliheshin fare për shkak se nuk arrihej limiti i çmimit të vendosur. Duke iu referuar abuzimit me vendosjen e çmimit të stoqeve në armë apo në municione nga ndërmarrja MEICO, prokurorët përmendën rastin në hetim, kur pa kurrfarë argumenti ligjor, pasi kishte hyrë në marrëdhënie shitblerje me kompaninë amerikane AEY, ndërmarrja MEICO vendosi rritjen e çmimit nga 22 në 40 dollarë për 1 mijë fishekë.
Çmontimi, Delijorgji përdori amerikanët e SAC për trampolinë
TIRANE – Kontrata nr.2 mes ndërmarrjes MEICO në Ministrinë e Mbrojtjes dhe firmës amerikane “Southern Ammunition Copmany”, e datës 28 dhjetor 2007, e sekuestruar si provë materiale nga Prokuroria tregon se, kompania SAC është përdorur si trampolinë nga Mihal Delijorgji për të hyrë në biznesin e çmontimit në Gërdec. Vetëm dy ditë pas 28 dhjetorit 2007, kur amerikanët e SAC kishin nënshkruar kontratën me ndërmarrjen MEICO për çmontim predhash në Gërdec, pikërisht e njëjta firmë që kishte kërkuar blerjen e municioneve të artilerisë së rëndë, ia kalon të drejtat e saj kompanisë “Alba Demil” të Mihal Delijorgjit. Vetëm tri ditë pas kontratës së SAC me ndërmarrjen MEICO, kompania amerikane firmos më 31 dhjetor 2007 një kontratë të dytë, ku ia kalon Delijorgjit të gjitha të drejtat e pronësisë së municioneve të dhëna nga MEICO bashkë me të drejtën e çmontimit të tyre për nxjerrje skrapi. Prokuroria ka dokumentuar se ka pasur pakte mes Mihal Delijorgjit dhe firmës “Southern Ammunition Company”, edhe në ndarjen e fitimit ndërsa SAC mësohet se, kishte 25 për qind të aksioneve në kompaninë “Alba Demil”. Pavarësisht se kjo firmë e Mihal Delijorgjit nuk ka nënshkruar asnjë kontratë drejtpërdrejt me MEICO, artikujt luftarakë të shitur nga kjo ndërmarrje e Ministrisë së Mbrojtjes, kanë shkuar në fabrikën e Delijorgjit, të cilit amerikanët e SAC ia lanë municionet dhe çmontimin vetëm tri ditë pasi kishin firmosur kontratën, në një kohë kur kishin muaj që kishin paketuar makineritë e tyre për t’u larguar nga Gërdeci. tr.so
Gërdeci, debate për fondin në Këshillin Bashkiak
Dhënia e një fondi nga Bashkia e Tiranës në ndihmë të banorëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit, ka ngjallur dje debate të ashpra në Këshillin Bashkiak për më shumë se 1 orë. Kanë qenë anëtarët e djathtë, të cilët sapo nisi mbledhja propozuan që të merrej një vendim konkret për shumën që do akordohej. Në të kundërt nuk do të lejonin zhvillimin e mbledhjes. “Duhej të ishte bërë shumë kohë më parë. Keni pasur kohën për të bërë një propozim, por meqë ju nuk e bëtë sot, këshilli do të vendosë patjetër”, deklaroi anëtari i PD-së në këshill, Ferdinand Poni. Përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës deklaruan se ishin drejt evidentimit të një objekti publik (shkollë apo kopsht) në mënyrë që fondet të akordoheshin konkretisht. Ata theksuan se brenda javës që vjen, në këshill do të dorëzohej propozimi konkret për këtë çështje. Por kjo gjë është hedhur poshtë si nga anëtarët e djathtë të këshillit, ashtu edhe nga përfaqësuesit e LSI-së. Ata sqaruan se investimet për rehabilitimin e të gjitha shkollave, qendrave shëndetësore dhe objekteve të tjera të shkatërruara nga shpërthimi, janë marrë përsipër tashmë nga një sërë donatorësh. “Ky variant bie poshtë, prandaj të kalojmë në një propozim konkret. Unë propozoj që 15 milionë lekë t’i kalojnë nga Bashkia e Tiranës, Bashkisë së Vorës, e cila të përcaktojë për banorët destinacionin ku do të përdoren. Kanë kaluar 25 ditë dhe nuk ia vlen të tallemi me dhimbjen e atyre banorëve”, u shpreh anëtari i LSI-së, Petrit Vargu. Kjo gjë u kundërshtua nga përfaqësuesit e PS-së. “Ne duhet të përcaktojmë pse do të jepen këto para. Do të jepen për viktimat, do të jepen për të plagosurit, apo do të jepen për ndërtimin e një shkolle. Kjo është e domosdoshme përpara se të vendosim për shumën”, tha Arben Ahmetaj. Debatet vijuan më tej me kundërshti mes palëve, çka çoi në devijimin e ndihmës së tragjedisë në një debat gati politik. Edhe pse i gjithë këshilli në thelb ishte i të njëjtit mendim. Pas diskutimeve jo shumë produktive, u ra dakord që të miratohej propozimi i LSI-së për t’i akorduar Bashkisë së Vorës 15 milionë lekë në ndihmë të banorëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit.