Shkupi përjashton Sejdiun: S’i kemi njohur ende si shtet
• Maqedonia ka lënë jashtë Samitit të Ohrit, ku marrin pjesë vendet e Evropës Qendrore, shtetin më të ri në Botë, Kosovën, që është edhe fqinji më i afërt i saj.
Maqedonia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, pasi ka për të zgjidhur më parë çështjen e demarkacionit dhe ka vënë peng për zgjidhjen e tij sipas avantazhit të saj, njohjen për shtetin e ri. Presidenti Sejdiu është përjashtuar nga takimi i krerëve të shteteve të Evropës Qendrore. Maqedonia e ka justifikuar këtë me faktin se Kosova nuk ishte ende e pavarur kur kanë nisur përgatitjet për këtë samit. “Përgatitjet për samitin kanë filluar para një viti, atëherë kur Kosova nuk ishte pavarur. Procesi për njohjen e Kosovës ende vazhdon dhe besojmë se, nuk mund të përfundojë deri kur të zhvillohet samiti”, tha Zoran Ivanov, shef i shërbimit informativ për zyrën e Presidentit maqedonas, Branko Cërvenkovski. Ai shtoi se Presidenti i Maqedonisë nuk i ka bërë ftesat për Kosovën. Pala kosovare e konsideron këtë si të pazakontë, pasi shteti i ri është njohur nga vendet më të mëdha e të rëndësishme të botës.
Maqedonia do të jetë bujtëse e takimit të krerëve të shteteve të vendeve të Evropës Qendrore nga 1 deri më 3 maj. Tetëmbëdhjetë presidentë nga vendet e përfshira në iniciativën e Evropës Qendrore (CEI) kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Samitin e Ohrit, 200 kilometra në jug të kryeqytetit Shkup. Presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski do të mbajë një fjalim në hapje të samitit, ngjarja më e madhe shumëkombëtare që është mbajtur në Maqedonia, njoftojnë burime zyrtare nga zyra e shtypit të presidentit. Presidenti turk, Abdullah Gul do të jetë i ftuar special në këtë eveniment. ai do të qëndrojë në Maqedoni edhe pas përfundimit të samitit me ftesë të kreut maqedonas të shtetit, homologut të tij, Cërvenkovski. Grupi Iniciativa e Evropës Qendrore përfshin 18 shtete anëtare: Shqipëria, Austria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia dhe Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina. nga këto vende, vetëm nëntë janë vende anëtare të Bashkimit evropian dhe të tjerat mbeten jashtë këtij blloku. CEI është themeluar në vitin 1989 si një forum interqeveritar mbi bashkëpunimin politik, ekonomik dhe kulturor mes vendeve anëtare të këtij grupi. Qëllimi i saj kryesor ishte të ndihmonte vendet në tranzicion në Evropën Qendrore të afroheshin më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.