“Hetim për ndeshjen Vllaznia-Dinamo”
• “Do të kërkoj që ndeshja Vllaznia-Dinamo (4-0) për Kupën e Shqipërisë të hetohet nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit”.
Gjergji Thaka, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, shprehet i shqetësuar për situatën që po kalon futbolli ynë, sidomos pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Dinamo (4-0), takim që dyshohet se është trukuar nga të dyja klubet. Gjatë një interviste të dhënë për faqen në internet “albania-sport.com”, ish-zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm i FSHF-së (në vitet 1989-1999) u shpreh se ndeshjet e paravendosura po dëmtojnë jo vetëm imazhin e futbollit shqiptar por po humbasin edhe bukurinë e garës. Ai u shfaq i vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje, që ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit. Takimi i luajtur në Shkodër ka qenë një farsë e vërtetë, teksa Dinamo zbriti në fushë ekipin e dytë, ndërsa një lojtar i saj doli me karton të kuq as vetëm 4 minutash lojë.