E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin kromin me kamion, kapen dy te dyshuar

Librazhd- Plackitnin kromin ne minieren e Librazhdit, arrestohen dy te dyshuar dhe bllokohet kamioni me 70 kv mineral, qe do te shitej ne tregun e zi. Duke u zbardhur dita e djeshme, uniformat blu, ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative, konstatuan se ne afersi te Depozitave te Bitumit te nje kompanie private ne Perrenjas, eshte vjedhur nje sasi kromi. Nga puna operative jane identifikuar dhe kapur te dyshuarit Lavdim Shkira, 45 vjec, banues ne fshatin Buqeze te Pogradecit dhe Afrim Dervishi, 33 vjec, banues ne fshatin Katjel te Librazhdit. Gjate kontrollit te kryer jane kapur ne flagrance duke transportuar me mjetin kamion me targa PG 6012 B, ngarkesen me krom te vjedhur ne fshatin Katjel te komunes Rrajce te Librazhdit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›