E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te plagosur ne sherre, arratisen autoret

Dy persona kane mbetur te plagosur ne Shkoder dhe Pogradec brenda 24 oreve te fundit. Policia nisi hetimet dhe shpalli ne kerkim dy te dyshuar per "vrasje te mbetur ne tentative" per motive banale. Adriatik Lufo 37 vjec, banues ne fshatin Velcan te Pogradecit, u shpall ne kerkim sepse eshte larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ka goditur per motive te dobeta me mjet te mprehte, sepate, disa here ne pjese te ndryshme te trupit 46 vjecarin B. E., banues ne te njejtin fshat. I demtuari gjendet jashte rrezikut per jeten, kurse shkak eshte bere nje sherr banal. Ngjarja e dyte ka ndodhur ne lagjen "Vasil Shanto" te Shkodres, kur Fatjon Beqiri 28 vjec, dyshohet se ka plagosur me thike ne trup pas grindjes Ildjon M., 30 vjec, i cili u dergua ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›