Dëmshpërblim për 241 të përndjekur
Qeveria vendosi të dëmshpërblejë për vitet e burgut 230 të dënuar politikë dhe 11 të dënuar me vdekje nga regjimi komunist. Gazeta zbardh të plotë vendimin e djeshëm, i cili ndan rreth 1.02 miliardë lekë, ose rreth 10.6 milionë dollarë në formën e dëmshpërblimit për kohën e dënimit. Në tabelat zyrtare janë të vendosura emri i të dënuarit, shuma e dëmshpërblimit që i takon për kohën e burgimit apo dënimin kapital dhe sa para do të përfitojë nga ndarja e fondit. Diferenca mes shumës së dëmshpërblimit për kohën e dënimit dhe dëmshpërblimit që do të marrë nga vendimi, përbëhet nga përfitimi të mëparshme të të dënuarve politikë. Ministria e Financave, ka zbritur nga shuma total e dëmshpërblimit, përfitimet që kanë marrë të përndjekurit politikë gjatë viteve të mëparshme në formën e letrave me vlerë, parave, shtëpive nga Enti i Banesave apo pronave të tjera. Kjo është vlera finale e dëmshpërblimit. Në tabelë janë edhe katër emra ish të dënuarish politikë, të cilët e kanë marrë të plotë, nga ligjet e mëparshme, dëmshpërblimin për vitet e dënimit dhe nuk përfitojnë më nga fondi.
Sipas vendimit të Ministrisë së Financave, të përndjekurit duhet të hapin një llogari në bankat: “Alpha Bank”, “Raiffeisen Bank”, “Banka Popullore”, “Banka Kobëtare Greke”, BKT, “Tirana Bank”, “Union Bank”, “Banka Ndërkombëtare Tregtare”. Me hapjen e llogarisë personat do të depozitojnë fizikisht në degët e thesarit të çdo dege vërtetimin/konfirmimin për Emër, Atësi, Mbiemër dhe nr., e llogarisë në formë të shkruajtur. Me përcjelljen e këtij informacioni nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave kjo e fundit do të procesojë pagesat/transfertat për në llogaritë e përfituesve.
LISTEN E PLOTE MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF