E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtaraket e Shqiperise shkojne ne Europe kandidate ne EUROMIL

Ne Samitin e 102-te te Bordit ne Bruksel merr pjese edhe nje delegacion shqiptar i AKUSH-it i kryesuar nga Dr. Kujtim Cako

Nga Brukseli Aleksander MIHALI
Pas perpjekjeve disamujore ne vitin 2010 fteses se bere dhe plotesimit te Pyetesorit eshte bere e mundur vendosja e marredhenieve te bashkepunimit mes Shoqates Europiane te Ushtarakeve EUROMIL me Aleancen Kombetare te Ushtarakeve te Shqiperise per te shkembyer pervoje. U arrit te vendosen marredhenie statutore dhe anetaresimi me te drejta jo te plota te shoqates shqiptare AKUSH me statusin e vendit kandidat. Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise si shoqate gjitheperfshirese dhe koordinuese e ushtarakeve shqiptare hyn ne kete forum europian me synimin per bashkepunim ushtarak. Presidenti i EUROMIL-it Emanuel Jacob u njoh me organizimin statutin programin dhe funksionimin e saj me kontaktet direkte ne takimet e datave 12 13 dhe 14 maj 2010. Takimet u zhvilluar jo vetem me kryesine dhe pjesemarrjen e zgjeruar te Shoqates por edhe me personalitete te vendit tone si Leonard Demi kryetar i Komisionit Parlamentar te Sigurise Kombetare Alfred Moisiu ish-president i Shqiperise dhe Arian Starova zv.minister i Mbrojtjes dhe president i Shoqates se Atlantikut ne Shqiperi.
ORGANIZATA
EUROMIL eshte nje forum kryesor ne Europe e me gjere per bashkepunim ushtarak midis shoqatave profesionale per ceshtjet me interes te perbashket. EUROMIL eshte nje organizate ombrelle e perbere nga 35 shoqata kombetare ushtarake dhe sindikatat. Me ftese te Presidentit te EUROMIL-it Emanuel Jacob ne takimin e 102-te te Bordit mori pjese edhe nje delegacion shqiptar i kryesuar nga presidenti i Shoqates Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise Dr. Kujtim Cako Novrus Turku zv.sekretar i Pergjithshem Prof. Agim Binaj drejtor Ekzekutiv Aleksander Mihali sekretar per median dhe Kastriot Mersinaj fotoreporter. Organizata eshte themeluar ne vitin 1972 dhe perfshin 25 vende duke filluar nga Federata Ruse ne Lindje deri ne Irlande ne Perendim dhe nga Finlanda ne Veri deri te Malta ne Jug te Europes. Shqiperia aktualisht ka statusin e kandidatit dhe ne te ardhmen do te jete vendi i 26-te anetar saj. Nje nga detyrat tona kryesore eshte lehtesimi i shkembimit te informacionit pervojat dhe praktikat me te mira mes shoqatave anetare. Kjo kerkon qe shoqatat anetare te jene te inkurajuara qe te mbeshtesin njera-tjetren ne frymen e solidaritetit te ndersjelle. Organizata perpiqet per te siguruar dhe avancuar te drejtat e njeriut lirite themelore dhe interesat socialo-profesionale te ushtarakeve ne monitorimin dhe avokimin ne negociatat shumekombeshe ne nivel europian.
ANETARESIMI
AKUSH ka punuar me intensitet per sensibilizimin e problemeve te ushtarakeve me ane te medias se shkruar dhe elektronike me takime dhe biseda me ushtarake me Institutin e Sigurimeve Shoqerore deri ne trajtimin e problemeve te tyre ne emisione televizive. Ne emisione u be ballafaqime me perfaqesues te dikastereve te Financave dhe te Sigurimeve Shoqerore. Emisionet kane pasur jehone te mire per njohjen e problemeve dhe te punes se AKUSH-it. Anetaret e kryesise se AKUSH-it kane shkruar ne shtyp mjaft artikuj me problematiken e te drejtave te shkelura te ushtarakeve. Sensibilizimi eshte shtrire edhe ne internet ku jane mjaft faqe online si deklarata per kufirin detar artikuj te anetareve te AKUSH-it deri komente rreth problemeve te ushtarakeve. Tematika ka rrokur mjaft probleme te cilat jane aktuale. Ne kushtet kur Shqiperia eshte nje vend anetar me te drejta te plota i NATO-s dhe me pretendimin e ligjshem per tu bere anetare e denje e familjes europiane ne perpjekje per te plotesuar standardet e BE-se dhe te NATO-s ne fushen sociale do ti jepet fund shkeljes ligjore dhe padrejtesise shumevjecare ne trajtimin me pension te parakohshem dhe pension te plote pleqerie te ushtarakeve. E drejta ligjore e fituar ne kuadrin e shtetit tone te se drejtes qe ka lidhje me te drejten mbi pronesine do te thote qe cdo ushtaraku si pronar i likuiditeteve te papaguara per pensionin e tij ne vite nuk mund ti mohohet nuk mund ti parashkruhet dhe shteti si debitor duhet tia paguaje atij apo familjes se tij.
ALEANCA E USHTARAKEVE
Aleanca ka potenciale te fuqishme intelektuale dhe ka ofruar ndihmen e saj per tere problemet aktuale ne fushen e mbrojtjes per te kontribuuar sadopak ne punen e organeve shteterore sidomos per Ministrine e Mbrojtjes Komisionin e Sigurise Kombetare dhe institucionet e tjera. Si perfundim ne ushtaraket do te arrijme objektivin tone te perbashket mbrojtjen e te drejtave te te gjitha kategorive te ushtarakeve oficere nenoficere apo ushtare profesioniste vetem te bashkuar me nje koordinim bashkepunim e bashkerendim me te mire te perpjekjeve ne kuadrin e tere shoqatave me nje mbrojtje me argumentuese dhe me te kualifikuar profesionalisht duke shfrytezuar ne mjaft potenciale intelektuale te ushtarakeve ne fusha te ndryshme si ne shkencat ushtarake ne ekonomi finance jurisprudence etj.
SITUATA AKTUALE
Aktualisht ekzistojne mjaft probleme ne fushen e te drejtave legjislacionit juridik dhe kushtit ekonomiko-social te ushtarakeve. Konkretisht jane tashme te shkelura disa parime te jurisprudences dhe te drejtave kushtetuese. Parimi i barazise dhe mosdiskriminimit te se drejtes se fituar te sigurise juridike fuqise prapavepruese etj. Gjithashtu nuk mbahen parasysh kriteret ekonomike te shperblimit si veshtiresia ne pune rrezikshmeria per jete dhe demi i shendetit. Kohezgjatja e punes-sherbimit dhe e gatishmerise luftarake niveli ekonomik ne raport me minimumin jetik. Te gjitha keto me pretendimin se jemi ne nje Republike parlamentare e cila respekton kushtin e Demokracise- te gjithe te barabarte para ligjit. Kohet e fundit behet e ditur nga Ministria e Mbrojtje se do te jete prioritet hartimi i nje statusi te ri qe vec te tjerave pa e paragjykuar aspak ndoshta do te sjelle dhe nje pasiguri te metejshme juridike vetem per praktiken juridike te deritanishme te gabuara harto e ndrysho ligje ne perputhje me standardet por asnjehere mos zbato. Aktualisht ekzistojne mjaft probleme ne fushen e te drejtave morale juridike dhe ekonomiko-sociale te ushtarakeve. Konkretisht jane shkelur disa parime te jurisprudences dhe te se drejtes kushtetuese si parimi i sigurise juridike barazia para ligjit e drejta e fituar apo fuqia prapavepruese e te tjera. Gjithashtu nuk mbahen parasysh kriteret ekonomike te shperblimit si veshtiresia ne pune rrezikshmeria per jeten dhe demtimi i shendetit kohezgjatja e punes-sherbimit dhe gatishmerise luftarake niveli ekonomik ne raport me minimumin jetike e tjera ne kuadrin e nje shteti demokratik social. Ndryshimet e shpeshta ligjore ne lidhje me te drejtat e ushtarakeve ne vend qe ti sherbenin trajtimit te ushtarakeve me pension te parakohshem per vjetersi sherbimi dhe pension suplementar pleqerie ne perputhje me ligjin ne fakt jane bere shkak per trajtimin ne paligjshmeri dhe me ligj te shfuqizuar. Gjithe keto ndryshime nuk i kane sherbyer aspak permiresimit te trajtimit te ushtarakeve te dale ne pension te parakohshem nga reforma por kane sjelle dhe shtuar pasigurine juridike. Aleanca ka objektiv te rendesishem persosjen e organizimit te zgjerimit lobing te metejshem dhe kthimi ne nje faktor te fuqishem ne shoqerine shqiptare brenda dhe jashte vendit.
MISIONI I ALEANCES
Misioni i Aleances eshte tashme i njohur si bashkepunimi koordinimi dhe unifikimi i perpjekjeve per mbrojtjen e te drejtave me karakter te gjithanshem duke bere avokatine per te gjithe kategorite e ushtarakeve qe bashkon rreth vetes pa dallim bindje politike arsimi race grade ushtarake funksioni apo detyre qe kane kryer. Ajo e bazon dhe zhvillon veprimtarine e saj ne kuadrin e shtetit tone te se drejtes ne respektimin dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe te drejtave te njeriut te sanksionuara sipas marreveshjeve dhe konventa nderkombetare ne perputhje te plote me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise me Statusin e Ushtarakut ligjin organike dhe me tere legjislacionin shqiptar ne fuqi. Aktiviteti i saj shtrihet brenda dhe jashte vendit me krijimin dhe organizimin e degeve kudo ku eshte e mundshme. Ne shoqerine e sotme demokratike ka mjaft krijime bashkepunime e koalicione te partive politike dhe eshte e natyrshme dhe ligjore qe keto fenomene te ndodhin edhe ne fusha te tjera si te shoqatave te ndryshme. Kohet e fundit jane krijuar deget e gjitharmeshit mbi baze njesie te deges me te fuqishme ne Tirane dhe deget ne rrethet Korce Pogradec Gjirokaster Tepelene etj. Ne muajin prill 2010 eshte krijuar ne Tirane Shoqata e Kimise e cila pranoi bashkepunimin dhe koordinimin me AKUSH-in. Jashte vendit disa kuadro te larte te ushtrise shqiptare po bejne perpjekje per krijimin e deges se AKUSH-it ne SHBA Nju Jork dhe eshte programuar shtrirja e saj ne qytete te tjera te Amerikes. Objektivi yne eshte shtrirja e AKUSH-it ne shume vende te Europes si Greqi dhe kudo ku banojne emigrante ushtarake.
PROBLEMET
Aleanca aktualisht ka mjaft probleme e veshtiresi te infrastruktures per organizimin dhe funksionimin me te mire te saj. Si perfundim ushtaraket e Aleances do te arrijne objektivin e perbashket per zgjerimin dhe fuqizimin organizativo-funksional rritjen e anetaresise se saj per ti bashkuar te tere ushtaraket ne kuadrin e tere shoqatave te tyre. Ne kuadrin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe me kerkesen e AKUSH-it per bashkepunim e anetaresim me EUROMIL synohet Per asistence te gjithanshme profesionale juridike organizative ndihme per kualifikimin e kuadrove per krijimin e infrastruktures se shoqates ne perputhje me standardet europiane te kohes. Njekohesisht kerkojme mbeshtetje avokati juridike per sensibilizimin dhe mbrojtje te te drejtave te ushtarakeve shqiptare edhe ne institucionet europiane deri ne Parlamentin Europian ne NATO dhe deri ne Gjykaten e Strasburgut. Per te inkurajuar dhe mobilizimin ushtarak te te gjithe njerezve ne pension ne rezerve veterane dhe aktive per tu bashkuar dhe per te kontribuar ne menyre te re te Euro -Atlantike ne demonstrimin e vlerave demokratike si qytetare te mire te ketij vendi. Per te luajtur nje rol me te rendesishem ne jeten publike dhe ne forcat e reja te ushtrise duke evokuar frymen e trimerise ndershmerise e besnikerise ndaj atdheut. Per te mbrojtur te drejtat e fituara te ushtarakeve ne pension rezerve lirim veterane dhe aktive duke permiresuar me tej legjislacionin shqiptar dhe institucionalizuar marredheniet e monitoruar ne menyre aktive zbatimin dhe permiresimin e statusit te tyre sipas standardeve bashkekohore.
CFARE ESHTE EUROMIL
Stafi i EUROMIL-it me zyre ne Bruksel ben perpjekje per te promovuar objektivat e lartpermendura permes masave te gjithanshme dhe rritjes se ndergjegjesimit. Kjo realizohet kryesisht duke bere kontakte me anetare te institucioneve europiane aleancat dhe personat me ndikim duke ndjekur dhe marre pjese rregullisht ne mbledhjet e Komitetit ne Parlamentin Europian si ne ligjerata seminare dhe debate te rendesishme me anetaret e EUROMIL-it. EUROMIL ka statusin e pjesemarrjes ne Keshillin e Europes. Ruan kontakte me Organizaten per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe OSBE me Asamblene Parlamentare te NATO-s NATO-PA dhe Kuvendin e Sigurise dhe Mbrojtjes Europiane ESDA ish-Kuvendi i BEP-it. EUROMIL bashkepunon me zyren e OSBE-se per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut ODIHR dhe me Qendren per Kontrollin Demokratik te Forcave te Armatosura te Gjeneves DCAF ne fushaten e tyre per Manualin per te Drejtat e Njeriut dhe Lirive Themelore te Personelit te Forcave te Armatosura.

1 Nentor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›