Fotografja: “Në Irak pashë “Hurt Locker”-in e vërtetë”
Autori i Lajmit: A.D
Bagdad - Kur unë u zhvendosa në Singapor, mendova se do ti shpëtoja luftës dhe u mundova të harroja gjithçka që më lidhte me të. Por duke parë filmin “The Hurt Locker”, mu kujtuan të gjitha momentet tmerruese të dhunës dhe gjenocidit gjatë kësaj kohe në Irak. Filmi kishte në qendër të tij punën e një ekipi amerikan për çaktivizim bombash, por ishte në të njëjtën kohë një dëshmi e asaj çka ndodh çdo ditë në Irak, asaj që irakianët dhe ushtarakët amerikanë përjetojnë çdo ditë në Lindjen e Mesme. Me pak fjalë, njerëzit kërkojnë të kuptojnë jetën në Irak, prandaj dhe ky film ka qenë shumë popullor. Edhe pse një irakian që ka jetuar dhe ka qenë dëshmitar i luftës, ndonjëherë është shumë e vështirë për të përshkuar atë çka ka ndodhur dhe kemi parë. Pamjet janë në mendjen time, por është përtej imagjinatës së njerëzve që jetojnë në paqe dhe nuk kanë parë kurrë me sytë e tyre se çfarë do të thotë luftë. Sekuencat e filmit ku vendoset eksploziv brenda trupit të një djali irakian dhe një civili që i aktivizohet një bombë në gjoks, janë disa nga veprimet e tmerrshme që ndodhin në vendin e përfshirë nga lufta që prej vitit 2003. Kur unë iu bashkova agjencisë Reuters në Bagdad në vitin 2006 për të punuar si një fotoeditor, ishte kulmi i dhunës ndërfetare dhe bombardimeve. Ne duhet ta mbanim punën tonë sekrete. Vetëm anëtarët e familjes sime e dinin vendin ku unë punoja. Unë duhet të ndryshoja rrugën nga shtëpia për në punë çdo ditë për të mos u pikasur nga kryengritësit, të cilët kishin në shënjestër këdo që punonte për një kompani të huaj. Bombardimet ndodhnin kudo, dhe shënjestra e tyre mund të ishte kushdo. Ata nuk dinin të dallonin civilët nga ushtarakët, burrat, gratë apo fëmijët. Fotografitë që unë përdorja ishin pjesë e jetës sime, jo vetëm foto të reja. Unë isha pjesë e kësaj historie. Njerëzit, të cilët u vranë apo u plagosën, mund të kishin qenë të afërmit, miqtë apo fqinjët e mi. Puna për Reutersin më dha mundësinë që të udhëtoja me trupat amerikane dhe kjo ishte një mundësi shumë e mirë për tu bërë pjesë e anës tjetër të medaljes. Një nga historitë më interesante që unë mbulova, ndërsa punoja me trupat amerikane (një histori shumë e ngjashme dhe me ato të realitetit të filmit), ishte ajo e rihapjes së shkollës “Huda Girls” në Tarmija, në veri të Bagdadit më 2009-n. Ushtarakët amerikanë thanë se në vitin 2007, ushtarët së bashku me batalionin e dytë, regjimentin e tetë të kalorësisë, brigadën e parë të Luftimit dhe regjimentin e parë të kalorësisë, zbuluan një minë që shkonte direkt në njërën nga klasat e shkollës. Brenda klasës, trupat zbuluan pesë predha artilerie. Kryengritësit kishin planifikuar të sulmonin dhe me dy tanke të armatosur rëndë do të dilnin dhe mbështesnin sulmin që të kishte dhe një perimetër më të madh. Është shumë e vështirë po të imagjinosh se çfarë do të kishte ndodhur, në rast se do të kishin shpërthyer bombat, ndërsa fëmijët ishin në mësim. Banorët ishin shumë të lumtur kur panë se fëmijët e tyre u kthyen shëndoshë e mirë në shtëpi dhe trupat amerikane spastruan zonën nga terroristët. Ishte me të vërtetë emocionuese ta shikoje këtë film, ndërsa nderohej me çmimin Oscar. Unë shpresoj se irakianët do të krijojnë diçka të ngjashme për të treguar vuajtjet dhe eksperiencën e tyre të tmerrshme që prej pushtimit amerikan. Unë shpresoj që irakianët dhe trupat amerikane të dalin nga “The Hurt Locker-i” që kanë ngecur dhe të fitojnë shumë shpejt paqen.
(May Naji, fotoreportere e Reuters, e atashuar pranë trupave amerikane në Irak)
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010