Italia kërkon heqjen e prostitutave nga rruga
Autori i Lajmit: A.D
Milano – “Duhen hequr prostitutat nga rrugët” Por si? “Në të njëjtën mënyrë se si e bën Spanja. Ata kanë shtëpi publike me restorante dhe bar, ku, në katet e fundit, kanë dhe dhomat e përshtatshme për këtë qëllim”. Daniela Santanchè ka bërë një propozim dhe ka ardhur menjëherë polemika. Sipas nënsekretares së Ministrisë së Ndihmës së Programit, në këtë mënyrë do të arriheshin të bëheshin shumë kollaj dhe kontrollet dhe të luftohej prostituimi në rrugë. Por një lëvizje e tillë e miratuar nga shumica e italianëve do të shmangte gjithashtu dhe abuzimet me minorenet. “Është gabim po të mendosh se pas rastit DAddario - shton Santanchè, - për qeverinë do të ishte jopopullore po të dilte me një ligj për prostitucionin. Përkundrazi unë jam krejtësisht e bindur se nevoja për të rregulluar këtë fenomen, mbi të gjitha për të çliruar shumë gra, shpesh dhe minorene, është shumë aktuale”. Ndërkohë ka ardhur menjëherë dhe përgjigjja e FIPE-s, (Federata Italiane e Vendeve Publike). “Prostitucioni në vendet publike, si bar restorante dhe vulgarizimi i shumë institucioneve të tjera që kanë për qëllim të përhapin vlera dhe jo antivlera, do të vihej në rrezik”. Për presidentin e federatës, Lino Enrico Stoppani, “vetëm ideja e ushtrimit të prostitucionit në vende publike si lokalet me drita të kuqe, ofendon të gjithë këtë kategori”. Ne jemi sipërmarrës seriozë dhe të gjitha energjitë tona i derdhim për të kuruar etikën dhe moralin”, - thotë ai. Edhe Pia Covre, themeluese e Komitetit për të drejtat civile të prostitutave nuk është e bindur me një ide të tillë: “Problemi nuk është se ku duhet kryer detyra, por njohja e të drejtave tona civile dhe të punës. Unë e njoh mirë rastin e Spanjës dhe mund të them se dhe në atë vend ka një përkujdesje të fortë ligjore për prostitutat. Kështu që ideja e Santanchè nuk u jep fund problemeve të vërteta që ne kemi”.
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010