Dëmshpërblimi, 507 emrat e të përndjekurve që përfitojnë
Qeveria vendos të shpërndajë 2.1 miliardë lekë, ose rreth 22 milionë dollarë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve poltikë. Gazeta zbardh vendimin e djeshëm, me emrat 480 të përndjekurve që do të marrin dëmshpërblimin për vitet e burgut. Në tabelë janë edhe emrat e 27 të dënuarve me vdekje, dëmshpërblimin e të cilëve do e përfitojnë familjarët. Nga vlera e parave që do të marrin të përndjekurit, është hequr vlera e përfitimit gjatë viteve të shkuara në letra me vlerë, shtëpi, apo para. Sipas vedimit të Ministrisë së Financave, të përndjekurit duhet të hapin një llogari në bankat: “Alpha Bank”, “Raiffeisen Bank”, “Banka Popullore”, “Banka Kobetare Greke”, BKT, “Tirana Bank”, “Union Bank”, “Banka Ndërkombëtare Tregtare”.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF