E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Runi, duhet të kontrollosh veten"

Gjatë miqësores së fituar 3-0 dje përballë skuadrës vendase të Platinum Stars, bomberi i “3 luanëve” nuk i ka kontrolluar dot nervat, duke kontestuar vazhdimisht vendimet e “xhaketës së zezë”. Prandaj, në fund të përballjes, gjyqtari Xhef Selogilve i është drejtuar lojtarit dhe trajnerit Fabio Kapelo me fjalët:

“Nëse sot më ofendoi mua, në një ndeshje miqësore, do të bëjë të njëjtën gjë edhe me gjyqtarët e tjerë. Në këtë mënyrë rrezikon të përfundojë në qendër të vëmendjes së tyre”. Në fakt, këshilla e arbitrit nuk duhet nënvlerësuar, pasi 25-vjeçari dallohet për numrin e madh të kartonëve të marrë.

Megjithatë, paqja me gjyqtarin afrikan erdhi shpejt. “Gjithsesi ai mbetet lojtari im i preferuar. Në fund të ndeshjes më kërkoi të falur dhe gjithashtu më dhuroi fanellën”, pohoi “bilbili” Selogilve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›