E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi: “Ëndërroj një finale Francë - Gjermani”

Lojtari më i mirë i Bundesligës gjermane për sezonin 2007-2008, francezi Frank Riberi, pritet të jetë edhe një nga yjet e Kamionatit Europian, që nis të shtunën me ndeshjen hapëse Zvicër-Ceki (ora 18:00). Shpresa e futbollit "tringjyrësh" dha një intervistë të gjatë për mediat gjermane në lidhje me synimet e Francës në Euro 2008, rivalët e përjetshëm, Italinë.
"Ne dëshirojmë të jemi kampionë të Europës, asgjë më shumë. Është qëllimi ynë i vetëm. Përndryshe do të ishte më mirë të qëndronim në shtëpi. Favoritwt? Fillimisht unë mendoj për ekipin tim. Ne nuk jemi të kënaqur me faktin se para dy vitesh u bëmë nënkampionë të botës dhe synojmë të jemi kampionë të Euroës. Pastaj shoh Italinë, e më pas Gjermaninë, që më ka bërë me të vërtetë përshtypje. Duket që është në një rrugë të mbarë. Nuk duhet të harrojmë edhe Portugalinë. Finalja e ëndrrave? Unë mendoj se kundër Gjermanisë, nuk do të ishte dhe aq keq".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›