Demtohet hekurudha hidhet ne ere ura ne fshatin Budull

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Fushë Krujës, ku është hedhur në erë Ura e linjës hekurudhore Budull-Fabrikë e Çimentos. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar rëndë Ura e Gjolës, rreth 15 metra të gjatësisë së linjës hekurudhore industriale si dhe shtëpitë përreth zonës së shpërthimit.
Nga hetimet e para, rezulton se dinamiti që është aktivizuar për të hedhur në erë urën është vendosur në mesin e saj. Kjo linjë hekurudhore përdorej kryesisht për të transportuar materiale nga fabrika e çimentos. Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar si autorë të ngjarjes si edhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivet. Pak ditë më parë, një sasi tritoli është vendosur edhe në shtyllat të tensionit të lartë në afërsi të fabrikës së çimentos.