Dëmtohet kisha gjatë vjedhjes në Voskopojë
KORÇE - Dëmtohet gjatë vjedhjes kisha e Shënkollit në Voskopojë.
Prifti i fshatit, at Thoma Samara e ka bërë publik këtë fakt, duke deklaruar se autorët për të arritur në arkën e kishës kanë dëmtuar një pjesë të murit ballor të saj duke hequr gurët rreth dritares, prej nga edhe kanë hyrë në këtë institucion fetar. At Thomai është shprehur se në arkën e kishës kishte pak lekë, por dëmi material është më i madh. Ai ka lajmëruar dhe policinë e rrethit, për të ndaluar autorët që dhunuan ambientin e shenjtë. "Siç e shihni kanë hequr gurët rreth dritares në murin ballor prej nga kanë hyrë në kishë. Mandej, kanë shqyer edhe derën e brendshme dhe më pas arkën e parave të qirinjve dhe të besimtarëve. Në fund, kanë hequr llozin e derës kryesore të kishës dhe janë larguar nga kisha", pohon at Thomai. Sipas tij, muri i kishës përbën një vlerë të vjetër për kishën dhe meremetimi, sado i kujdesshëm që mund të bëhet nuk e kthen dot në origjinalitet. Heqja e këtyre gurëve nga vjedhës ordinerë ka shënuar fillimin e rrënimit të kishës që në sajë të kujdesit të brezave të banorëve të Voskopojës ka ardhur në gjendje shumë të mirë nga shekulli i XVII-XVIII. Grupi hetimor ka shkuar në Voskopojë dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Mendohet se, vjedhësit mund të kenë qenë adoleshentë, ose ndonjë endacak që kalon nga një fshat në tjetrin e jeton me lëmosha. j.gj