Kroacia heq vizat për qytetarët shqiptarë

Zagrebi zyrtar vendosi që duke filluar nga 1 janari i vitit 2011, qytetarët e Shqipërisë do të mund të udhëtojnë vetëm me pasaporta drejt këtij vendi ballkanik, i cili nuk është në zonën Shengen.
Me këtë vendim të Kroacisë, i cili pritet të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, shqiptarët udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet ballkanike, pasi pak kohë më parë një vendim të tillë e mori edhe Serbia. Shqiptarët mund të qëndrojnë 90 ditë pa pasur nevojë për një vizë si dhe mund të kalojnë transit përmes Kroacisë vetëm më pasaportat e tyre.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet këtë vendim të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, e bindur se ky veprim do t’i shërbejë intensifikimit të shkëmbimeve njerëzore, kulturore, ekonomiko-tregtare, etj. dhe do të sjellë dy popujt tanë më pranë njëri-tjetrit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. /S.Ll/Start/
2010-12-31 11:05
[