Dëmtohet përsëri ujësjellësi
Prurjet e shumta e të rrëmbyeshme të përroit të Guhakut dëmtojnë sërish ujësjellësin e qytetit të Çorovodës, duke lënë pa ujë të pijshëm rreth 7000 banorë. Burimet nga Prefektura e Beratit njoftuan se ujësjellësi i Çorovodës ka dalë jashtë funksionit që nga mbrëmja e së dielës. Ujërat e përroit kanë këputur sërish tubacionin kryesor të këtij ujësjellësi disa qindra metra larg depozitave të ujit, në të njëjtin vend ku kjo këputje kishte ndodhur rreth një muaj më parë.