Nikolin Azizaj: Si i pashë flakët e para
Dëshmitari Nikolin Azizaj është nga të paktët persona apo punëtorë në fabrikë që ka parë flakët e para. Ka dëshmuar në prokurori dhe nga tragjedia ka humbur babanë dhe i është plagosur bashkëshortja, Alketa, e cila ka hedhur në gjyq disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes. I pyetur nga organi i akuzës, ai tha se ka parë flakët e para afër një karroce të ngarkuar me thasë baruti dhe më pas është mundur t‘i shuajë, por nuk ka mundur, pasi flaka përhapej me shpejtësi. Kur ka dështuar në këtë tentativë, ka marrë menjëherë bashkëshorten dhe është munduar që të shpëtojë edhe të atin, por pa mundur dot.