E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja e rëndë,vritet 24-vjeçari Oligert Leti

Në orët e pasdites së djeshme, Rrethi i Laçit është tronditur nga një akt vrasjeje. Burimet sqaruan se viktima është arritur të identifikohet dhe ajo i përket 24-vjeçarit Oligert Leti, lindur dhe banues në qytetin e Mirditës. Mësohet se trupi i tij është gjetur në vendin e quajtur Fushë-Milor. Uniformat blu thanë se nuk dihen ende autorët e krimit të ndodhur. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje po merret me zbulimin e shkaqeve që kanë sjellë vdekjen. Teksa trupi i viktimës mësohet të jetë gjetur rastësisht nga kalimtarë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›