Dënimet e ashpra, ulin prostitucionin në Fier
20/05/2005 Gjykata e Prokuroria luftë trafikimit të femrave
FIER - Statistikat e dala nga Gjykata e rrethit Fier flasin për një rënie të prostitucionit dy vitet e fundit. Në këtë periudhë kjo gjykatë shqyrtonte në seanca të rregullta gjyqësore rreth 10-20 vepra penale të këtij lloji, të pandehurit e të cilave ishin shtetas nga fshatrat dhe pak nga qyteti.
Ndërsa vetëm për këto 4 muajt e parë të vitit 2005, shifrat flasin të kundërtën e këtij fenomeni. Ka pak çështje të proceduara, por dënime më të ashpra për tutorët.
Burimet zyrtare nga Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, pohojnë se janë dhënë dënime të ashpra për tutorët e prostitutave, dënime që shkojnë nga 7-15 vjet deri në 25 vjet burg. Me akuzat e favorizimit dhe shfrytëzimit të prostituciont në rrethana rënduese, jashtë ose brenda vendit, kanë marrë dënime me burg 5 të pandehur, ndërsa janë në proces gjyqësor edhe katër të pandehur të tjerë.
Të pyetur për këtë problem, një nga gjyqtarët e Gjykatës Fier, Nafije Curri, shprehet për gazetën se “zakonisht të prekur nga kjo vepër penale janë vajzat, familjet e të cilave jetojnë nën kushtet minimale të jetës, ose prindërit e të cilave kanë probleme me njëri-tjetrin. Ky kontigjent është më i pikasur prej tutorëve dhe më të preferuarit prej tyre”.
Por, jo gjithçka është e lehtë në marrjen e këtyre vendimeve. Kjo fillon nga organi i akuzës së këtij rrethi, ku, sipas prokurores
së këtij rrethi, Marjeta Zaimi, „paraqiten vështirësi në mbledhjen e provave pas denoncimit të vajzave të trafikuara, sidomos kur vepra penale ka ndodhur jashtë shtetit dhe kur dyshimet e tyre janë të mangëta, të cilat kërkojnë prova të pakundërshtueshme“.
Një nga vështirësitë që hasen gjatë shqyrtimit të kësaj vepre
penale është dhe presioni që i bëhet vajzës së dëmtuar nga prindërit e tutorit, ose nga vetë ai, kur është i lirë, shprehet një oficer i policisë gjyqësore, i cili shkon në favor të të pandehurit.
“Ndërkohë, gjatë shqyrtimit të çështjes në ngarkim të këtyre të pandehurve, sipas kryetarit të Gjykatës së Fierit, Armando Subashi, gjyqtarëve penalist u duhen dëshmi dhe prova të pakundërshtueshme dhe organit të akuzës u duhet të punojë me shumë vullnet për të paraqitur këto prova dhe fakte, të cilat do të fajësojnë të pandehurin që akuzohet si tutor”, shprehet Subashi.