Vetëvrasja e ushtarit, depresion pas vdekjes së dy familjarëve
20/05/2005 GJIROKASTER – Ushtari 20 vjeçar Xhevahir Kaçaj, i cili u vetëvra mbrëmjen e së mërkurës, me katër plumba, në repartin ushtarak të Grehotit, mund të ketë pasur si motiv të aktit ekstrem të kryer mbi veten problemet familjare. Në këtë konkluzion ka arritur grupi i përbashkët hetimor mes policisë kriminale dhe asaj ushtarake në Gjirokastër, hetime të cilat akoma nuk janë mbyllur plotësisht. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, pak kohë më parë 20-vjeçari Kaçaj, nga fshati Shtëpezë, kishte humbur dy të afërm të tij, mes të cilëve dhe vëllanë. Mendohet se në kushtet e depresionit, Kaçaj ka marrë armën e shërbimit, një kallashnikov, dhe ka qëlluar veten me tre plumba në trup dhe kokë. Ekspertët mendojnë se në kushtet e një depresioni nervor, rekruti ka qenë i vetëdijshem për veprimin që kryente.