Shisnin rroba të vjetra,i rrëmben gruan “ortakut”

20/05/2005 Librazhd/ Në kërkim të bashkëshortes, ndjek me armë të dashurin e saj
LIBRAZHD - Banorët e qytetit të vogël të Libarzhdit, ndërsa janë bërë dje dëshmitarë të një “gjuetie” mes krimash armësh, në qendër të qytetit, janë terrorizuar jo pak, nga sjellja e një 27-vjeçari nga Berati, i cili, në “kërkim” të gruas, që e kishte baktisur, ishte vënë në ndjekje të të dashurit të saj. Burime të policisë lokale, bënë të ditur se dy protagonistët e ngjarjes, kishin qenë shok dhe së bashku shisnin rroba të vjetra në pazarin e Beratit. Duket atje shoku nga Librazhdi ka rregulluar punën me gruan e shokut nga Berati, duke e rrëmbyer atë, për t’u larguar drejt qytetit të tij.
Krismat e armëve në qendër të qytetit, ka “ngritur në këmbë” policinë, e cila pas disa minutash, prangosi “gjahtarin” nga Berati.
Ndjekja
Rreth orës 07.45 të mëngjsit të djeshëm, te vendi i quajtur “Ura e Mbishkumbinit”, në hyrje të Librazhdit, është parë fillimisht një burrë me një thes në dorë, brenda të cilit kishte një armë automatike. Sipas dëshmive të banorëve të Librazhdit, mësohet se 27-vjeçari Arben Bajrami qëndronte i heshtur. Më pas dëshmitarët e kanë parë protagonistin me armë në dorë, duke kërkuar dikë nëpër rrugët e qytetit.
Sapo Bajrami ka mbërritur në derën e shtëpisë përdhese të Ilir Brahimit, ai ka deklaruar se do të vrasë të dashurin e gruas, por ky i fundit ka mundur të largohet në drejtim të qendrës së qytetit. Pas kësaj, Arbeni, “mysafiri” nga Berati ka ndjekur me armë në dorë, me qëllim për të vrarë Ilirin nga Librazhdi.
Krismat
Mungesa e shënjestrës së 27-vjeçarit i ka shpëtuar jetën të riut nga Librazhdi, i cili për disa minuta i vënë nën shënjestrën e kallashnikovit, u bë objekt i qitjeve ndaj tij. Krismat kanë zgjuar policinë e shtetit, e cila menjëherë ka rrethuar qendrën e qytetit, duke identifikuar personin që kishte terrorizuar qytetin, si dhe Brahimin, i cili i ka shpëtuar për mrekulli plumbave.
Është dashur vetëm disa minuta për rrethimin e 27-vjeçarit nga Berati, i cili, i gjendur përballë forcave blu, ka hedhur në tokë armën dhe është dorëzuar.
Ndërkohë është bllokuar arma automtaike, gëzhojat dhe karikatori i mbetur, të cilat do të përdoren si provë materiale.
Motivi
Burime nga policia bëjnë të ditur se shkaku që ka sjellë këtë ngjarje të pazakontë ka qenë largimi i bashkëshortes së autorit në drejtim të Librazhdit dhe tradhtia, që, sipas Bajramit, kishte lidhje me 24-vjeçarin nga Librazhdi. Ai ka deklaruar se prej katër ditësh, bashkëshortja e tij, Drita Bajrami, ishte larguar nga shtëpia, pasi e tradhtonte me të riun nga Librazhdi.
Sipas dëshmive të burrit të braktisur në polici, ai donte “vetëm të trembja gruan dhe ta detyroja të kthehej në shtëpi”.
Nga ana e saj, 25-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, ka hedhur poshtë të gjithë versionin, duke deklaruar se bashkëshorti i saj e keqtrajtonte dhe kohët e fundit e kishte kërcënuar se do ta vriste. Ai, sipas saj, ishte shumë xheloz dhe kishte deklaruar se do ta vriste dhe për këtë ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia.
Ndërsa, më pas gruaja, dëshmitare e skenës, ka treguar se si burri i saj ka qëlluar me armë të dashurin e saj.
Historia
Braktisja e burrit,ikja me të dashurin
Dy javë më parë, Drita Bajrami, 25 vjeçe, e martuar, nënë e katër fimijëve, ishte larguar nga shtëpia në Berat, duke braktisur bashkëshortin e saj dhe fëmijët. Që nga ajo kohë, ajo “nuk ishte bërë më e gjallë”, por bashkëshorti i saj, Arben Bajrami, kishte marrë informacione se Drita jetonte me të dashurin e saj në Librazhd.
Sipas burime të policisë mësohet se dy protagonistët e ngjarjes, kishin qenë shok dhe së bashku shisnin rroba të vjetra në pazarin e Beratit. Duket atje shoku nga Librazhdi ka rregulluar punën me gruan e shokut nga Berati, duke e rrëmbyer atë, për t’u larguar drejt qytetit të tij.
Më shumë ka qenë xhelozia, ajo që e ka shtyrë të marrë armën pa leje në një thes dhe të niset drejt Librazhdit, por edhe braktisja e fëmijëve nuk ka qenë e paktë për 27-vjeçarin.
Me të mbërirtur në Librazhd, ai merr informacione për vendndodhjen e gruas së tij dhe gjithashtu sigurohet se 24- vjeçari Ilir Brahimi, i përfolur si i dashuri i saj, ndodhej në shtëpi.
Drita Bajrami kishte deklaruar praë familjes së saj se keqtrajtohej shpesh nga bashkëshorti i saj deri në kërcënimin e jetës me armë.
Banorët e terrorizuar nga krismat
Kanë menduar një ‘97 të dytë banorët e qytetit të Librazhdit, të cilët janë përballur që në orët e para të mëngjesit me krismat e kallashnikovit. Breshëritë kanë terrorizuar të gjithë dhe aksioni i shpejtë i policisë ka bërë që kjo ngjarje të mos kalojë lehtë dhe pa u vënë re nga të gjithë banorët.
Fatmirësisht nuk ka patur viktima, pasi, sipas të dhënave parparake, autori nuk kishte shumë njohuri nga arma dhe kjo ka shpëtuar edhe të përndjekurin kryesor të kësaj ngjarjeje, Ilir Brahimin.