Dënimet me burg të përjetshëm në Gjykatën e Lartë

23/03/2005 Ankohen Agim Pepa, Elidon Kotorri, Frederik urda etj
TIRANË – Të "fortët", i drejtohen Gjykatës së Lartë për falje. Të gjithë të dënuarit që kanë marrë burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda si dhe ata që janë dënuar nga shkalla e parë e gjykimit, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Në listën e personave që kërkojnë heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm janë Agim Shurbi dhe Elidon Kotorri. Ndërsa Shurbi është dënuar nga krimet e rënda për vrasjen e kolonel Gani Malushit, Elidon Kotorri është dënuar nga shkalla e parë për kryerjen e pesë vrasjeve në Tiraën e Re në harkun kohor 1999-2000. të dy të dënuarit që tashmë janë duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë, Peqin, kërkojnë heqjen e këtij dënimi. Elidon Kotorri kërkon të shpalet i pafajshëm duke pretenduar së është dënuar vetëm në bazë të një fije floku. Ndërsa Agim Shurbi ose i thirrur ndryshe Agim Pepa, kërkon të sqarojë opinionin se nuk e ka vrarë Gani Malushin për shkak të cilësive të veçata. Ai është shprehur se nuk e ka ditur që në makinën e drejtuar nga Gjovalin Ndreu, që ishte edhe shënjestra e tij , udhëtonte Gani Malushi. Vrasjen e Malushit, Pepa pretendon se e ka kryer pa dashje. Gjykatës së lartë i është drejtuar me rekurs edhe Petraq Avrami, një prej të padehurëve që dyshohet se ka kryer trafik ndërkombëtar të narkotikëve. Petraq Avrami është duke u gjykuar për këtë vepër penale së bashku me shtatë të pandehur të tjerë. Ndërkohë nga Gjzkata e Lartë kërkon të kundërshtojë vendimin e prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit. Në Gjykatën e Lartë është drejtuar edhe Altin Lamaj, një nga të pandehurit me problematik. Është thirrur për të vazhduar gjzkimin më shumë se dhkjetë herë dhe nuk ka pranuar. Nga Gjykata e Lartë, kërkon shpalljen e moskompetencës. Nuk pranon të gjykohet nga krimet e rënda, por nga shkalla e parë. Këtë kërkesë e ka bërë avokati mbrojtës i tij. Në shkallën më të lartë të gjykimit ndodhet edhe emri i të dënuarit me 18 vite burg, Frederik Durda. Ky i fundit nëpërmjet rekursit kërkon të ndryshoj masën e dënimit. Edhe Alban Strobel e Astrit Dinosha, të dënuar për gjobvënie kanë bërë rekurs. Deri tani nga ana e Gjykatës së Lartë nuk është shqyrtuar asnjë rekurs i bërë nga personat vip.