E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pretendimet për taksat vendore, mashtrime të pabaza”

Spekulimet e Edi Ramës me drejtuesit vendorë socialiste, reagon deputeti Florion Mima

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi anëtari i komisionit të ekonomisë dhe financave, Florjon Mima, deklaroi dje se janë të pabaza pretendimet e Edi Ramës, për taksat vendore. Deputeti demokrat sqaron mbarë opinionin publik se kreu i opozitës në kuadër të fushatës së rëndomtë të shpifjeve dhe trillimeve të vazhdueshme, gënjen edhe për taksat lokal. Mima nënvizoi se bizneset e vogla nuk kalojnë në biznese të mëdha dhe se këto do të vazhdojnë të paguajnë taksë mbi biznesin e vogël, pranë njësive vendore.
“Nuk është e vërtetë që bizneset e vogla do të kalojnë në biznese të mëdha. Është absolutisht gënjeshtër. Ato do të vazhdojnë të paguajnë taksat lokale mbi biznesin e vogël pranë komunave dhe bashkive. Nuk kthehen në subjekte të mëdha për të paguar tatim-fitimin pranë pushtetit qendror, kjo është absolute. Kjo është gënjeshtra e parë”, u shpreh Mima.
Sipas tij, Edi Rama gënjen përsëri, duke shtuar se, “qeveria ka pasur një plan që nëse pushteti vendor do të ishte në një marrëdhënie shumë më normale me qeverinë do të mund t’i kalonim për administrim edhe TVSH-në e këtyre bizneseve”. “Ato, për hesap të qeverisë, të mbanin një komision, pra një 10 përqindësh, por kjo nuk ndodh për faktin e thjeshtë se opozita sot nuk është në kuvend, është në rrugë dhe ne nuk mund të dalim në rrugë t’i bashkangjitemi atyre”, deklaroi Mima.
Më tej deputeti demokrat shtoi se pika e dytë e ngritur nga Edi Rama, ka të bëjë me taksat e ndara. “Edi Rama është shkallmuesi i paketës që prezantoi konceptin e taksave të ndara në Shqipëri. Nëse ai dëshiron ta rihapë diskutimin për taksat e ndara grupi parlamentar i opozitës duhet të vijë në Kuvend dhe të riaktivizojmë edhe njëherë përpjekjet që u lanë në vitin 2008 në arkivat e kuvendit”, tha më tej, deputeti Florion Mima.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›