E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënimi për trafik droge, gjykata e Selanikut vendos ekstradimin e Liliana Kondakçiut në Itali



SELANIK - Gjykata e Selanikut në Greqi ka vendosur që këngëtarja shqiptare, Liliana Kondakçi, të ekstradohet në Itali. Vendimi mësohet se është marrë mbrëmjen e së martës dhe pritet që gjatë ditës së sotme ajo të dërgohet Kalabri, ku dhe është dënuar për trafik droge. Kondakçi u arrestua më 3 prill për llogari të Drejtësisë italiane. 58-vjeçarja akuzohet si e përfshirë në një bandë kriminale të trafikut të drogës në Itali. E marrë në pyetje në Greqi, këngëtarja e njohur shqiptare, që për italianët është Mina e Shqipërisë, ka mohuar përfshirjen e saj në trafikun e drogës. Sipas prokurorit të Antimafies, Vincenzo Luberto, Liliana Kondakçi kishte pseudonimin “Mamaja” dhe ishte pjesë e grupit shqiptar të trafiku të drogës që u shkatërrua gjatë operacionit të koduar “Shkodër”.
Këngëtarja e njohur, Liliana Kondakçi, është arrestuar në qytetin e Selanikut për llogari të Drejtësisë italiane. Sipas Policisë së kryeqendrës greke të Veriut, Kondakçi ishte shpallur në kërkim prej disa vitesh dhe është një ndër anëtaret e një bande të trafikut të lëndëve narkotike në Itali. Ajo është dënuar në mungesë prej Drejtësisë italiane me burg, ndërsa emri i saj ka dalë sërish në listën e personave të shumëkërkuar prej Drejtësisë për një tjetër trafik lëndësh narkotike. Ajo jetonte e fshehur në qytetin e Selanikut, në një banesë të marrë me qira prej të afërmve të saj në këtë qytet. Arrestimi i 58-vjeçares u bë i mundur prej agjentëve të Antidrogës greke, pas evidentimit të banesës së saj prej policisë italiane. Më 18 maj të vitit 2006, Liliana Kondakçi ishte arrestuar nga policia italiane siç raportoi atëherë agjencia e lajmeve “ANSA”, pasi u gjet në një makinë me të cilën lëvizte në Katanxharo pranë Kalabrisë, me tre kilogramë e 300 gramë kokainë.

5 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›