Dënohen dy të rinj për nxitje të trazirave me Facebook

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 10:58
Në Angli, dy të rinj janë burgosur me akuzat se kanë përdorur rrjetin social Facebook për të nxitur trazirat që ndodhën në javën e kaluar në Angli.
Autoritetet thanë se Jordan Blackshaw, 20 vjeç dhe Perry Sutcliffe-Keenan, 22 vjeç janë dënuar me katër vjet burg të martën.
Policia tha se ata përdoren Facebookun që të "organizojnë dhe orkestrojnë" trazirat nga shtëpitë e tyre.
Pesë persona janë raportuar se janë vrarë gjatë trazirave në Londër dhe në qytete të tjera, javën e kaluar. /rel/